Mazhoranca e fokusuar te rekomandimet e Brukselit, axhenda e integrimit s’do vendoset në tryezën e pazarit të Ramës

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu
Paketa dhjetëpikëshe e opozitës, jo vetëm që nuk ofron asnjë zgjidhje që Shqipëria të mund të merrte më 12 tetor statusin e vendit kandidat, por, sipas ministres së Integrimit Majlinda Bregu ajo ka të njëjtin qëllim: bllokimin e këtij procesi për motive personale politike të Edi Ramës. Kjo është arsyeja që zonja Bregu thotë se nuk ka ndërmend të merret me kushtet e Edi Ramës, kur prej një viti qeveria dhe opozita kanë në tavolinë një axhendë prej 12 pikash që Komisioni Europian i la për plotësim Shqipërisë, e të cilat më së shumti sikundër ajo thekson kishin si objektiv tejkalimin e ngërçit politik, uljen e palëve në bisedime për interesat e vendit, jo ato politike. Si përfaqësuese e mazhorancës në këtë proces, Bregu theksoi se nuk do të vendoset axhenda e integrimit në tryezën e pazarit për pushtet, duke e parë këtë lëvizje të Ramës si të turpshme. Pyetjes nëse Shqipëria do të marrë apo jo statusin e vendit kandidat ka marrë tashmë nuancat e një pyetje thuajse retorike, dhe ministrja Bregu jep atë përgjigje që të dy krahët e politikës e parandjejnë.
...