Hollandë, Van Bommel-Metës: Shqipëria në rrugën e duhur drejt integrimit
HOLLANDË- Në kuadër te vizitës se tij dyditore në Vendet e Ulta, Kryetari i LSI-së Ilir Meta, zhvilloi një sere takimesh politike me qëllim rritjen e bashkëpunimit politik mes LSI dhe forcave politike te këtij vendi themelues te BE si dhe për te lobuar ne interes te marrjes se statusit te vendit kandidat ne BE.
Zyra e shtypit e LSI-së bëri të ditur se gjatë takimit me Eurodeputetin liberal Hans van Baalen, Meta u shpreh se Shqipëria po përjeton zhvillime pozitive politike kohet e fundit, dhe se nëse axhenda avancon me ritme me te shpejta ne realizimin e reformave, ajo do ta meritoje statusin e kandidatit brenda 2012.
Në këtë drejtim, kreu i LSI-së kërkoi mbështetjen e Eurodeputetit van Baalen ne strukturat e Parlamentit Evropian per statusin kandidat duke kujtuar njëkohësisht se pas liberalizimit te vizave Shqiptaret u sollën si qytetare te vërtete evropiane.
Duke diskutuar për ecurinë e reformave, Meta dhe Z. Van Baalen theksuan se reforma elektorale duhet te përfundoje urgjentisht.
Në ketë kuadër, Meta nënvizoi se LSI do ta vazhdoje kontributin e saj pozitiv për stabilitetin e vendit. Z. Meta dhe Eurodeputeti Van Baalen vlerësuan se Shqipëria është ne rrugën e duhur por se ne këtë moment nevojitet ritëm me i shpejte për te mos humbur me tepër kohe dhe energji.
Meta u prit gjithashtu ne Parlament nga deputeti socialist Harry van Bommel. Gjatë takimit z. Meta vlerësoi angazhimin e Socialisteve te Vendeve te Ulta për rajonin dhe integrimin evropian te te gjitha vendeve. Deputeti socialist Van Bommel vlerësoi se Shqipëria është ne rrugën e duhur drejt integrimit, duke theksuar se zgjerimi i BE është i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit.
Duke prekur zhvillimet e fundit politike ne vend, z. Meta theksoi se duhet rritur shpejtësia e reformave për marrjen e statusit te vendit kandidat. Ne këtë kuadër ai kërkoi mbështetjen e Partisë Socialiste për miratimin e statusit te kandidatit brenda ketij viti.
Gjithashtu, u shpreh gatishmëria per forcimin e marrëdhënieve mes LSI dhe SP.
Ne përfundim te vizitës se tij, z. Ilir Meta u prit ne seline e Fondacionin te Partisë Laburiste 'Alfred Mozer' ne Amsterdam nga Drejtori i FAM z. Arjen Berkvens. Gjate takimit, z . Meta vlerësoi bashkëpunimin ne vite midis Fond AM dhe LSI, dhe shprehu gatishmërinë per te rritur aktivitetet e përbashkëta ne interes te pjesëmarrjes me aktive te te rinjve ne politiken shqiptare.
Duke diskutuar per situatën politike ne Shqipëri, z. Meta dhe z. Berkvens ndanë mendimin se pas fillimit te dialogut politik dhe bashkëpunimit ne Parlament, vendi po përjeton zhvillime pozitive dhe se duhet avancuar vetëm ne këtë drejtim.
Tani, u shpreh z. Meta, shqiptaret presin nga politikanet e tyre te tregojnë pjekuri politike dhe vizion kombëtar për integrimin.
Z. Berkvens u shpreh se Partia Laburiste e mbështet fort zgjerimin e BE drejt Ballkanit dhe se e ardhmja e Shqipërisë është anëtarësimi ne BE.
Ne këtë kuadër u vlerësua liberalizimin e vizave si nje histori suksesi. Z. Berkvens dhe z. Meta ranë dakord gjithashtu për intensifikimin e kontakteve dhe bashkëpunimit mes LSI dhe Partisë Laburiste.
(BalkanWeb)