Debate të ashpra në KQZ, 9 kutitë e Fierit rrezikojnë të mos numërohen

Ristani: Jo numërimit të kutive, pasi janë plotësuar procesverbalet në KZAZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përfshirë edhe gjatë ditës së djeshme në një debat të ashpër mes anëtarëve të tij për çështjen e numërimit të 9 kutive të votimit të Fierit. Tashmë kutitë e fundit që kanë mbetur në KQZ, rrezikojnë të mbeten pa u numëruar. Anëtarët socialist në KQZ i kërkuan kreut të këtij institucioni që të fuste në rendin e ditës numërimin e kutive të fundit që ndodhen në KQZ, të cilat janë bllokuar prej kohësh nga KZAZ përkatëse. Nënkryetarja e KQZ dhe njëkohësisht përfaqësuese e PS, Dëshira Subashi, i kukoi KQZ të numërojë kutitë e qarkut të Fierit ashtu siç u numëruar kutitë e Fushëkuqes të qarkut të Lezhës.Kutitë e Fierit duhet të numërohen, pasi vendimmarrja nga KZAZ në këtë qytet ka qenë politike, ka deklaruar anëtarja socialiste e KQZ, Dëshira Subashi. Por kryetari Arben Ristani ka reaguar ndaj një argumenti të tillë duke pohuar se kutitë hapen pas ankimimit të partive dhe se duhet të bëhet miratimi i tabelave përmbyllëse. Sipas Ristanit, Fieri nuk është njësoj si rast me numërimin që iu bë votave të Fushë-Kuqes. Megjithatë, argumenti i Ristanit kundërshtua nga përfaqësuesi tjetër i PS në KQZ, Genci Gjonçaj, i cili u shpreh se KQZ po merr vendime të diktuara nga politika dhe nuk po vepron për të njëjtat probleme njëlloj. Socialistët këmbëngulën të veprohet ashtu siç është vepruar me kutitë e tjera që janë sjellë në KQZ, duke shtuar se tabelat përmbledhëse janë vetëm një pretekst për të bërë manipulime apo për ti nxjerrë të pavlefshme kutitë nëse shikohet se vihet në dyshim numri i mandateve. Të dhënat tregojnë se janë 9 kuti votimi nga qarku i Fierit, ende të pa numëruara në KQZ. Kodi Zgjedhor i Shqipërisë parashikon që subjektet politike mund të ankohen në KQ dhe në Kolegjin Zgjedhor, për rezultatet vetëm pasi të publikohen tabelat e tyre përmbyllëse. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në KQZ kanë kundërshtuar hartimin e këtyre tabelave pa u numëruar të gjitha kutitë. Kutitë e Fierit u sollën në Tiranë para disa ditësh, pas krijimit të një përplasje të bujshme mes komisionerëve socialistë dhe atyre demokratë, ku këta të fundit braktisën numërimin me pretendimin se në kuti janë konstatuar shumë parregullsi teknike. Më tej KQZ vijoi mbledhjen me miratimin e tabelës përmbledhëse të Qarkut Durrës dhe kërkoi shqyrtimin kutive dhe tabelave përmbledhëse të qarkut të Beratit. Për këtë të fundit administrata nuk e kishte gati dosjen. Edhe mbledhjet e mëparshme të KQZ janë shoqëruar me debat mes anëtarëve për tabelat përmbyllëse të KZAZ. Si problem themelor është bërë KZAZ numër 61 që i përket qarkut të Vlorës, e cila sipas KQZ nuk ka sjellë ende materialet zgjedhore dhe nuk ka nxjerrë tabelat përmbledhëse të rezultateve. Në këtë mënyrë mbahet peng shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve në këtë zonë. Kreu i KQZ, ka kërkuar në mënyre urgjente mbërritjen e materialeve dhe paralajmëroi se do të bëjë kallëzime penale për komisionerët e KZAZ 61, të cilët kanë shkelur ligjin dhe afatet. Sipas Ristanit, komisionerët e KZAZ 61 akuzohen për shpërdorim detyre dhe kërkoi që të mbyllin urgjent punën e tyre sipas ligjit. Megjithatë, në vijim të mbledhjes së djeshme, Ristani tha se meqenëse për qarkun e Durrësit nuk qenka gati Durrësi, le të shqyrtohet qarku i Fierit. Por as për këtë, administrata nuk ishte gati. Si rrjedhojë, Subashi replikoi sërish duke thënë se në bazë të ligjit kur kutitë e një KZAZ vijnë këtu me vendim KQZ duhet të merren në shqyrtim brenda 48 orëve dhe në fakt 48 orë kanë kaluar për kutitë e Fierit. Megjithatë, për KQZ nuk përben më interes shkelja e afateve të parashikuar në Kodin Zgjedhor, pasi afatet janë shkelur dhe si me procesin e numërimit të votave ashtu edhe në shqyrtimin e ankesave të subjekteve politike për parregullsitë në zgjedhje. Në këto kushte KQZ vendosi që të mblidhet sërish sot në orët e para të mëngjesit për të shqyrtuar dhe numëruar kutitë e shumë debatuara të Fierit. Socialistë pretendojnë të marrim mandatin e 9 në këtë qark, ndërsa demokratët shpresojnë të ruajnë ato mandate që kanë. Megjithatë edhe sikur PS të marrë edhe mandatin e 9, prapëseprapë qeveria e re nuk rrezikohet të zhbëhet, pasi Berisha ka siguruar mbështetjen edhe të 4 mandateve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
****************************************************************************
KQZ: Numërimi i kutive të fundit, vetëm nëse ka ankesa
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur ta kushtëzojë numërojë 9 kutitë e 4 KZAZ të Fierit, vetëm nëse ka ankim nga ndonjë forcë politike. Për kutitë e ardhura nga KZAZ 18, 19,20, dhe 22 të qarkut Fier, rezulton të jenë edhe tabelat përmbledhëse të rezultateve. Ndërkaq, sipas Kodit Zgjedhor në këtë rast Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk mund të bëjë një numërim të dytë, gjë e cila zvogëlon mundësinë e numërimit të kutive që kanë ardhur në KQZ. Vetëm nëse ka një ankim nga Partitë Politike KQZ, mund të vendosë për rinumërimin e fletëve të votimit. Një ankim i tillë nuk ka mbërritur në këtë institucion, pasi pritet më parë të hartohet tabela përfundimtare për Qarkun e Fierit. Ndërkohë, Komisioni Qendror Zgjedhor do të fusë sot në rend dite miratimin e tabelave përmbledhëse të 9 kutive të votimit në qarkun e Fierit, çka do të thotë se nuk do të numërojë kutitë pa pasur ankimim nga partitë. Nga rezultati i këtyre kutive të votimit PS pretendon se mund të shkojë në 9 numri i mandateve që PS do të marrë nga qarku i Fierit. Nënkryetarja e KQZ Dëshira Subashi, e zgjedhur nga PS, kërkoi që për 4 KZAZ e Fierit të kryhej e njëjta procedurë numërimi si për rastin e Fushë Kuqes. Sipas Subashit në këto KZAZ nuk u krye i plotë procesi i numërimit, pasi u ndërpre me vendim të KQZ. Me një vendimmarrje 4 me 3, ku unë nuk kam qenë dakord në Fier, u ndërpre procesi i numërimit të votave. Derisa është ndërprerë me një urdhër tonë dhe tabelat përmbledhëse të rezultatit nuk mund të dalin pa numëruar kutitë për të 4 KZAZ. tha Subashi duke shtuar se vendimmarrja e KQZ ishte komprometuese për procesin e Fierit. Sipas anëtarëve demokrat, KZAZ e qarkut të Fierit kanë miratuar tabelën me vendim dhe duke qenë kështu e vetmja procedurë për të hapur kutit është duke zbatuar nenin 123 të Kodit Zgjedhor, që do të thotë hartohet tabela e qarkut dhe ankimohen vendimet e KZAZ së bashku me tabelën përfundimtare të qarkut, pastaj KQZ vendos të hapë kutitë.
***************************************************************************
KQZ miraton tabelat përfundimtare të qarkut të Dibrës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje, vendimin për tabelat përfundimtare të rezultateve të Qarkut të Dibrës, për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. Me 4 vota pro dhe 3 vota kundër, KQZ miratoi tabelat përfundimtare të rezultateve të këtij qarku, të cilat mbështeten në tabelat përmbledhëse të rezultateve të sjella nga 3 KZAZ e qarkut të Dibrës. Për votimet e 28 qershorit në qarkun e Dibrës funksionuan 318 qendra votimi, ndërsa numri i zgjedhësve të regjistruar ishte 122 287. Sipas rezultatit paraprak të KQZ, të publikuar mbrëmjen e 3 korrikut, në këtë Qark koalicioni Aleanca e ndryshimit mori 4 mandate, ndërsa koalicioni Bashkimi për Ndryshim mori 2 mandate. Deri tani KQZ ka miratuar tabelat përfundimtare të rezultateve për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit për 6 Qarqe dhe konkretisht për qarkun e Dibrës, Durrësit, Gjirokastrës, Korçës, Kukësit dhe Beratit. Gjatë ditës së nesërme KQZ pritet të mblidhet për të marrë në shqyrtim edhe tabelat e rezultateve për Qarkun e Fierit dhe Qarkun e Shkodrës.
**********************************************************************************************
Subashi: Tabelat e rezultateve nuk i pasqyrojnë të gjitha kutitë e votimit
Miratimi i tabelave përmbledhëse të qarkut Berat, ka qenë shkaku i debatit të radhës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Nënkryetarja e KQZ, Dshira Subashi denoncoi faktin që tabelat përmbledhëse të rezultateve të Qarkut Berat, nuk përputhen as me tabelat e KZAZ të këtij qarku, as me procesverbalet e kutive të votimeve. Sipas saj, shumë e tabelave përfun