Vasili zbardh ofertën e Ramës për LSI, blerje djathtas për të formuar 71 mandate

Ndryshe nga kryetari i selisë rozë që mohon të ketë pasur negociata paszgjedhore me Lëvizjen Socialiste për Integrim, sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Petrit Vasili zbardh detaje të ofertës. Gjatë një emisioni televiziv, Vasili ka shpjeguar dhe arsyet pse kreu i LSI, Ilir Meta refuzoi Ramën. Disa ditë më parë, të dërguar të tij na ofruan që në funksion të këtyre 70 numrave jolegjitimë, sepse ai që fiton zgjedhjet ka të drejtë të negociojë me të tjerët dhe kjo është një normë në demokraci që do ta ushtronte edhe zoti Rama nëse do të fitonte zgjedhjet.
Ai i ofroi zotit Meta që të ishte ky kryeministri i vendit. Pyetjes që Kushtetuta kërkon 71 vetë, ku do ti gjejmë një apo disa të tjerë mori përgjigjen Nuk ka problem se ne kemi biseduar dhe do ti blejmë djathtas... dhe në emër të këtij morali blerës, Edi Rama flet për 33 mijë zemrat e LSI, që janë votat e LSI, të cilat nuk arriti ti vjedhë dot, është shprehur Vasili. Ndër të tjera, sekretari i përgjithshëm i LSI, Vasili ka përgënjeshtruar skenarët e publikuar në media për postet që LSI përfiton nga bashkëpunimi me Berishën. Sipas tij, deri më tani marrëveshja është vetëm në parim dhe nuk janë piketuar ministritë që do të kërkohen. Nuk ka asnjë negocim ende për poste ministrore. Këtë mund tua them në mënyrë të prerë dhe i japim fund thashethemeve këtu. Ka një proces të shprehjes në parim, pra një zgjidhje në parim, një zgjidhje që vendi kërkon një të tillë, vijoi ai. Në lidhje me fatin e qeverisjes, Vasili ka shprehur bindjen e tij për vazhdimin e mirë, duke theksuar nga ana tjetër se asnjë nuk duhet ta paragjykojë këtë. Sipas tij, çdo qeverisje është në provën dhe në kontrollin e fortë të opinionit publik Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, po ashtu ka përgënjeshtruar zërat se kjo forcë do të shkrihet. Sipas tij, vendimi i Ilir Metës nuk do të ndikojë në votat e elektoratit, i cili do ta kuptojë.
LSI do të kërkojë rishikimin integral të Kushtetutës
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim do të shpreh vendosmërinë e saj për rishikimin integral të Kushtetutës, pas ndryshimeve që ajo pësoi një vit më parë me konsensus të PS-së dhe PD-së. Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka shprehur vullnetin e forcës politike që ai përfaqëson, duke e konsideruar Kushtetutën jo pronë të politikës, por të të gjithë popullit shqiptar. Nëpërmjet një interviste televizive, duke u ndalur tek ndryshimet për Kodin Zgjedhor, Vasili theksoi se këto ndryshime u propozuan nga PS me tendencë të qartë për të eliminuar LSI-në. Nisur nga ky veprim, sipas tij LSI do të propozojë një Kod Zgjedhor për të prodhuar aq mandate, sa populli jep votën. Ne pamë se ky kod, prodhon më shumë mandate për atë forcë politike që është votuar më pak dhe kjo është e papranueshme për ne, pasi ka rënë demokracia në vend. Principi bazë që shumica vendos tashmë është inegzistent, nënvizoi ai. Me propozim të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike më 21 prill të vitit 2008 Kuvendi i Shqipërisë miratoi disa amendime në Kushtetutë, që lidhen me sistemin zgjedhor proporcional rajonal, me procedurat e zgjedhjes së Presidentit, mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe mocionin ndaj Kryeministrit. Këto ndryshime u miratuan me unanimitet nga të dyja forcat e mëdha politike në vend, PS dhe PD, ndërsa morën votën kundër të deputetëve të LSI-së dhe PBDNJ-së. Ndaj sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka shprehur vullnetin e forcës politike që ai përfaqëson për rishikimin integral të Kushtetutës, pas këtyre ndryshimeve. Atë që ne kërkojmë me insistim nga bashkëpunimi ynë me Partinë Demokratike është referendumi popullor për Kushtetutën dhe rishikimi më në tërësi i korpusit kushtetues, nëse ai i qëndron situatave të reja që janë krijuar, apo duhet të ndryshohen pjesë integrale të saj, është shprehur Vasili. Ndër të tjera ai ka shtuar se kjo do të kërkohet me insistim në bisedime jo vetëm me kryeministrin Sali Berisha, por edhe me të gjitha forcat politike në Shqipëri, duke e konsideruar Kushtetutën pronë të të gjithë popullit shqiptar, dhe jo të politikës. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka pranuar para disa ditësh ftesën e kryeministrit Sali Berisha për të formuar së bashku qeverinë e re, duke iu përgjigjur pozitivisht, ftesës së kryetarit të koalicionit fitues për të filluar negociatat transparente për realizimin e programit të Qeverisë së Integrimit Europian. Një vendim i tillë, i ndërmarrë nga kreu i LSI ka ardhur pas konsultimit të tij edhe me aktorë të rëndësishëm vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët sipas tij kërkojnë forcimin e stabilitetit në vend. Kreu i LSI, ka theksuar se një zgjedhje e tillë është bërë nga LSI për të mos prodhuar krizë në vend, duke veçuar faktin se për vendin është më e dobishme bashkëqeverisja për të përballuar krizën ekonomike, sesa qëndrimi në opozitë duke mos bërë asgjë. Koalicioni Aleanca e ndryshimit, që drejtohet nga PD, sipas rezultateve paraprake të KQZ-së ka fituar 71 mandate, ndërsa koalicioni i drejtuar nga LSI 4 mandate.
Last Updated on Tuesday, 07 July 2009 18:50