E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Arsimit flet për ligj të ri mbi arsimin parauniversitar

Hoxhaj u
takua me kryetarin e Vushtrrisë, Bajram Mulaku

Vushtrri, 20 Janar NOA Hajdin Islami Update - Për një
vizitë komunës së Vushtrrisë, ka qëndruar sot Ministri i Arsimit, Shkencës dhe
Teknologjisë, Enver Hoxhaj, ku është pritur nga kryetari i Komunës së
Vushtrrisë, Bajram Mulaku, me bashkëpunëtorë.

Gjatë këtij takimi ministri Hoxhaj e ka
uruar kryetarin Mulaku për mandatin e dytë si udhëheqës i kësaj komune, ndërsa
me të ka biseduar rreth çështjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me arsimin në
përgjithësi në Komunën e Vushtrrisë.

Me ligjin e ri për Arsimin Parauniversitar,
(ligj për të cilin tashmë ka filluar debati publik), komunat do të marrin shumë
më tepër kompetenca lidhur me arsimin, ndërsa shkollat do të marrin përgjegjësi
shtesë, - tha me këtë rast ministri Hoxhaj.

Ai theksoi faktin se edhe shkollat e
Vushtrrisë, duke filluar nga janari i vitit 2011, do të kenë autonomi
financiare dhe administrative.

Duke qenë se me ligjin e ri, arsimi i mesëm do
të jetë i obligueshëm, ministri Hoxhaj deklaroi se në komunën e Vushtrrisë do
të ndërtohet edhe një shkollë e mesme e përgjithshme.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Vushtrrisë,
Bajram Mulaku theksoi traditën intelektuale dhe arsimdashëse për të cilën
njihet ky qytet.

Kryetari Mulaku, po ashtu përmendi edhe
rezultatet e mira që kanë treguar nxënësit e kësaj komune në Provimin Shtetëror
të Maturës.

h.i/e.r/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›