E Diel, 1 Nëntor 2026

USA, kërkohet nga policia autori që shkaktoi masakrën në Virxhinia

Virxhinia, 20 janar NOA - Është vënë në kërkim
e gjithë policia për gjetjen e autorit që shkaktoi sot një masakër në
Virgjinia.

Policia e Virgjinias konfirmoi tetë persona se
u vranë nga një person i armatosur në Appomattox.

Një 39-vjeçar i armatosur i identifikuar me
emrin Christopher Speight, i cili deri tani ka arritur ti shmanget kapjes po kërkohet
nga autoritetet lokale.

Gjatë ndjekjes në një zonë të pyllëzuar ai ka
hapur zjarr drejt një helikopteri të policisë që fluturonte në lartësi të ulët,
duke detyruar pilotin të bëjë një ulje emergjente.

39-vjeçari, është fshehur në një pyll, të
rrethuar nga mbi njëqind agjentë dhe qen policie.
Oficeri i policisë, Thomas Molnar tha se shtatë viktimat janë gjetur brenda një
shtëpie. Viktima e tetë është gjetur në gjendje të rëndë në anën e një rruge,
dhe vdiq rrugës për në spital. Nuk e dihen ende arsyet që e shtyn autorin e
krimit për të kryer këtë masakër.

.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›