SHBA, 4 trupa shtesë në Haiti. Obama: Nuk duam të marrim në kontroll ishullin

Porto Prince, 21 janar, NOA - Shtetet e
Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë edhe 4 mijë trupa shtesë në Haiti, të cilat
në fakt ishin të planifikuar për vendosjen e tyre në rajonet e Evropës dhe Lindjes
së Mesme. Bëhet me dijeni se këta ushtarë do të ndihmojnë në përpjekjet për ti ndihmuar
banorët e Haitit, me ushqim, ujë dhe kujdes mjekësor, pas tërmetit shkatërrues
të javës së kaluar.
Dislokimi i ri do ta çojë numrin e forcave amerikane
në Haiti në gati 14 mijë trupa.
Nga ana e tij, presidenti Barak Obama gjatë
një interviste dje tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund të injorojnë gjendjen në
Haiti.
Por ai shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk
kërkojnë që përpjekjet e tyre të shpëtimit të duken sikur po marrin nën
kontroll vendin e Karaibeve.
Sipas tij, Amerika e shfaq forcën e saj në botë, jo vetëm
kur është në luftë.
Ndërsa sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton
u tha gazetarëve në Departamentin e Shtetit se zyrtarët po e monitorojnë nga
afër impaktin e tërmetit të dytë që shkatërroi një skelë që do të përdorej për
të trajtuar pacientët.
n.e/NOA