Gjermani, alarm për vendosjen e një bombe me kompjuter në aeroport
Gjermani, 20 Janar NOA - Alarm për vendosjen e
një bombe me kompjuter portativ në aeroportin "Franz Josef Strauss
International në Monaco-Baviera, me dyshimet për akt të mundshëm terrorist.
Alarmi është dhënë nga rojet e sigurisë së
aeroportit. "Për momentin ne kemi i hapur portat, pasagjerët po
largohen," tha Peter Pruemm, zëdhënësi i aeroportit.
Sigurimi i terminalit 2 të aeroportit gjerman ka rihapur dyert për
pasagjerët dhe të punësuarit pas një kërcënimi për bombë.
Në përgjithësi, tha Peter Pruemm, rreth 60
fluturime janë anuluar ose janë vonuar. Personi i dyshuar, shtoi ai nuk është
gjendur ende.
Pas alarmit është evakuuar Terminali 2 pasi
një kompjuter portativ (laptop) rezultoi pozitiv ndaj testimit eksploziv.
Pronari i laptopit është larguar menjëherë
pasi sistemi i sigurimit kishte zbuluar gjurmë të dyshimta. Menjëherë policia
nisur kërkimet.
Në lëvizje janë vënë gati një mijë agjentë.
Sipas Peter Pruemm të gjithë pasagjerët dhe
stafi në shërbim janë evakuuar.
Aeroporti është një nga më të mëdhatë në
Evropë dhe bllokimi i tij ndikoi në trafikun ajror në Evropë.
a.k/NOA