Ministri i Brendshëm flet për takimin me Ina Ramën
Tiranë, 4 Shkurt NOA Ministri i Brendshëm
Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama dhe
tha pas bisedës me dyer të mbyllura se qëllimi i takimit ishte evidentimi i
fushave kryesore ku nevojitet thellimi i bashkëpunimit mes strukturave të
Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme.
Basha tha se ai dhe Prokurorja e Përgjithshme
Rama shprehën angazhimin e plotë për të nxitur dhe inkurajuar një bashkëpunim
sa më intensiv polici-prokurori në luftën kundër krimit të organizuar.
Kurse pohoi se në takim u diskutua si një
çështje e veçantë edhe projektligji i ri i përgatitur për Policinë Gjyqësore
dhe modalitetet përkatëse të tij.
Mnistri Basha tha se me Ina Ramën diskutuan
gjithashtu për përcaktimin e detyrave konkrete për strukturat e hetimit të
policisë dhe prokurorisë për zbatimin e ligjitAntimafia, një instrument shumë
i rëndësishëm ligjor për të goditur krimin e organizuar dhe asetet e tij
ekonomiko-financiare.
Krahas luftës së vazhdueshme kundër
kriminalitetit, trafiqeve të paligjshme dhe trafikut të qenieve njerëzore,
strukturat hetimore të policisë dhe prokurorisë do të thellojnë bashkëpunimin
edhe për hetimin dhe zbulimin e krimeve të vjetra, - deklaroi Basha duke iu
referuar rënies dakord mes palëve.
Gjatë takimit mes Ministrit të Brendshëm Basha
dhe Prokurores së Përgjithshme Rama u ra dakord edhe mbi procesin e trajnimeve
të përbashkëta të prokurorëve dhe të
oficerëve të policisë gjyqësore.
Në takim ishin të pranishëm edhe Zv.ministri i
Brendshëm Avenir Peka, Drejtori i Përgjithshshëm i Policisë së Shtetit Hysni
Burgaj dhe Zv.drejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar Agron
Kuliçaj, Drejtori i Hetimit të Prokurorisë së Përgjithshme Sokol Stojani dhe
Drejtori i Inspektimit Arben Dollapaj.
r.b/e.r/NOA