E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plumba në mes të qytetit, panik te kalimtarët

Fushë Krujë, 4 shkurt, NOA Qëllon me armë zjarri
automatike në ajër duke frikësuar qytetarët e ndodhur aty pranë dhe krijuar panik.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin
e Fushë Krujës ku Elion Maloku rreth 22 vjeç ka marrë një armë zjarri
automatike dhe ka qëlluar në ajër para Bar-Pastiçeri Tali.

Sipas policisë së këtij qyteti është bërë i
mundur ndalimi i Elion Malokut dhe është bllokuar dhe një armë zjarri automatik
model 56.

Materialet 
për veprat penale të prishjes së qetësisë publike dhe mbajtjes pa leje të
armëve luftarake iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Krujë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›