Shtyhet seanca ndaj Ilir Xhakjas
Procesi gjyqësor ndaj Ilir Xhakjës, autorit të vrasjes së shefit të Komisariatit të Shijakut, komisarit Adem Tahiraj, u shty përsëri për shkak të avokatit Andi Duraj. Ky i fundit nuk kishte marrë autorizimin e përfaqësimit siç e parashikon ligji, ndërkohë që kërkoi përjashtimin e dy anëtarëve të trupës gjyqësore.
Xhakja, pretendon se dy gjyqtaret: Etleva Deda dhe Nertina Kosova duhet të përjashtohen, pasi kanë qenë pjesë e trupës gjyqësore të cilët në vitin 2006 e kanë dënuar me 21 vjet burg për vrasjen e Qerim Malokut.
Vrasje për të cilën mori pafajësi nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës dhe tashmë po gjykohet në Gjykatën e Apelit. Vet Xhakja nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit.