E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Bujqësisë Genc Ruli padit për shpifje deputetin socialist Sajmir Tahiri

16-09-2011 / Gazeta 55

Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli ka paditur për shpifje në Gjykatën e Tiranës, deputetin socialist Sajmir Tahiri. Padia për shpifje i referohet deklaratave të deputetit socialist i cili ka thënë se minierat dhe koncesionet në to zotërohen nga njerëz të Genc Rulit që po bëjnë kontrabandë. Sipas ministrit, deklaratat e deputetit Tahiri janë shpifje. “Akuzat synojnë të cenojnë reputacionin tim”, ka deklaruar ministri Ruli. Deputeti socialist, Sajmir Tahiri ka akuzuar ministrin Genc Ruli për korrupsion në minierat e Bulqizës. Dy ditë më parë, deputeti socialist, u padit edhe nga ana e zëvendësdrejtorit të policisë, Agron Kuliçaj, që gjithashtu u akuzua si njeri i përfshirë në atë, që ka ndodhur me minierën e Bulqizës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›