E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi po bëhet në të gjithë botën, Shqipëria meriton të krahasohet me vendet evropiane

16-09-2011 / Gazeta 55

Sequi: BE mbështet regjistrimin, të dhënat e sakta dhe korrekte janë të rëndësishme për zhvillimin e shoqërisë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi deklaroi dje gjatë ceremonisë së përurimit të qendrës së përpupimit të të dhënave të Censusit 2011 në INSTAT, se Bashkimi Europin kontribuon në fushën e statistikave në Shqipëri sepse të dhënat dhe statistikat zyrtare luajnë një rol thelbësor në shoqërinë e sotme. “Statistikat dhe informacionet e paanshme janë thelbësore për vendimmarrësit po ashtu janë baza e transparencës së vendimeve politike dhe përfaqësojnë një të mirë publike për funksionimin e duhur të shoqërisë”- tha Sequi, në ceremoninë e përurimit të qendrës së skanimit dhe përpunimit të të dhënave të Censusit. Sipas tij, të dhënat cilësore janë të rëndësishme që vendimet publike të jenë të mirë-informuara me anë të analizave të kujdesshme, duke përdorur të dhëna transparente. “Kjo është arsyeja se pse BE po investon në zhvillimin e statistikave në Shqipëri”- deklaroi Sequi. Diplomati i BE-së në Tiranë tha më tej se nëpërmjet këtij procesi, të gjitha institucioneve do t’u mund t’u referohen informacione statistikore më të mira. Sequi tha se që nga viti 2006, BE ka caktuar 10 milionë euro për statistikat në Shqipëri. Viti 2011, vijoi Sequi, është një vit censuses. “Në të gjithë botën dhe në të gjitha vendet, po kryhet ky proces. Të gjithë duhet t’i përgjigjen pyetjes se sa veta jemi”- tha Sequi. Sipas tij, respekti për standardet e larta do të garantojë cilësinë e të dhënave që do të mblidhen, do të garantojë, po ashtu, krahasueshmërinë e tyre me një vend europian, si dhe do të rrisë besimin e të gjithë të të intervistuarve në census.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›