E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritan Shehu: PS në Kuvend me politikë bllokuese, po rrezikon integrimin e Shqipërisë

16-09-2011 / Gazeta 55

“Nga politika e Partisë Socialiste, rrezikojmë përgjigjen pozitive të Brukselit, por ardhja e ministrave të BE-së, shërben si një premisë për integrimin”. Ky ishte vlerësimi për marrjen e statusit i deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ndërsa pajtohet me idenë e një kompromisi. “Ka një hezitim nga lidershipi i PS-së, nga kryetari i saj, për të pranuar një rezolutë politike të qartë me etiketa në favor të integrimit. Ne rrezikohemi për hir të asaj politike absurde të PS-së, të mos marrim statusin e vendit kandidat. Mazhoranca është e hapur ndaj PS-së që të përmbushë kërkesat që lidhen me reformat zgjedhore, që janë në përputhje me rekomandimet e 2009-ës dhe 2011-ës, të OSBE-ODIHR”- u shpreh deputeti demokrat, Shehu. Për të, handikapi është një qëndrim absurd i opozitës, pasi mazhoranca është e vendosur dhe e gatshme të bëjë kompromise të mëdha, në raport me OSBE-në si dhe rekomandimet që lidhen me reformën e ardhshme zgjedhore. Në të njëjtën linjë, dhe ardhja e ministrave të jashtëm italian dhe ai grek, përbën një sinjal pozitiv, të cilët hodhën idenë e bashkimit kombëtar për integrimin.
“Kryeministri Berisha propozoi realizimin e një rezolute për integrimin e cila s’është asgjë më shumë se një shtysë politike në rrugën e integrimit evropian të vendit. Ishte në linjën e dy ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, të cilët vizituan Shqipërinë ktë javë. Kryeministri e qartësoi këtë ide me anë të një rezolute, një platformë e përbashkët ku shprehen bashkë mes palëve dhe duke qartësuar disa piketa”- tha më tej deputeti Shehu, duke shtuar se mbetet lajm pozitiv fakti i rikthimit të Partisë Socialiste në Kuvend.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›