E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli:Mbrojtja e fëmijëve,prioritet për qeverinë

Roli i parlamentarëve për parandalim dhe reagimin ndaj shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe adoleshentëve ishte motivi i një seminari, nismë e Kuvendit të Shqipërisë që mblodhi sëbashku në Tiranë dhe përfaqësues të Uninionit Ndërparlamentarë dhe UNICEF-it. E pranishme në këtë aktivitet kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha mes të tjerash se janë pikërisht parlamentarët njerëzit që duhet të tregohen më të vëmendshëm ndaj thirrjeve të fëmijëve shpesh të pazëshme. "Fëmijët kanë të drejtën të nisin bukur jetën dhe të mos përjetojnë një fëmijëri pa fëmijëri" tha mes të tjerash Topalli. Kryetarja e Kuvendit shtoi më tej se mbrojtja e të drejtave të fëmijëve ka qën një ndër prioritete e të gjitha qeverive që në fillim të vendosjes së sistemit demokratik. Çështiet që lidhen me krijimin e një ambienti mbrojtës për fëmijët tha kryetarja e Kuvendit kanë qenë në listën e prioriteteve të qeverisë aktuale dhe Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›