E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Financave gjermane Takse mbi transaksionet financiare

Ministri i Financave gjermane ka deklaruar se Gjermania është e gatshme të aplikojë një taksë mbi transaksionet financiare.

Gjermania është e gatshme të shqyrtojë një taksë mbi transaksionet financiare në nivel kombëtar nëse do të dështonin përpjekjet për vendosjen e një takse të tille në nivel Europian.

Wolfgang Schauble, gjatë një takimi me militantë të CDU-së, ka shprehur qartë qëndrimin e Gjermanisë mbi të ashtuquajturën “Tobin taxe”.

Në rregullimin e tregjeve financiare sigurisht do të ishte më mirë një reagim në nivel botëror dhe nëse nuk është e mundur në nivel global atëherë do të reagojmë në nivel europian.

Por edhe sikur Europa nuk do të ishte dakord atëherë ne do të veprojmë në nivel kombëtar. Kjo vlen edhe për taksën mbi transaksionet financiare.

Ideja për një “Tobin taxe”, është mbështetur fuqimisht edhe nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Nikolas Sarkozi.

Kjo çështje pritet të diskutohet edhe në takimin e krerëve të qeverive dhe shteteve anëtare të BE në takimin e 23 tetorit dhe në samitin e G20 në Kanë më 3 dhe 4 nëntor.

Sipas parashikimeve të presidentit të Komisionit Europian, Barroso, taksa mbi transaksionet financiare do të garantonte një fitim vjetor me rreth 55 miliardë euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›