Mali i Zi kërkon naftë në Liqenin e Shkodrës
Ekipet e ekspertëve në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Malit të Zi, me mbështetjen e ekspertëve norvegjezë, kanë përfunduar dispozitat e ligjit të ri për skicimin, kërkimin e shfrytëzimin e naftës dhe gazit. Ky projektligj do t‘i dërgohet qeverisë vendase për miratim, - shkruan gazeta "Republika" e Podgoricës.
Sipas burimeve të gazetës malazeze, përveç bllokut 3 (rajoni mes Shën Stefanit e kufirit me Shqipërinë), në qeverinë malazeze po mendohet seriozisht që baseni i Liqenit të Shkodrës të ndahet si bllok i veçantë për kërkimin e shfrytëzimin e naftës dhe gazit. Prandaj, ky bllok do të jetë objekt i një tenderi të veçantë. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, të bazuara në kërkimet e mëparshme, baseni i Liqenit të Shkodrës mund të jetë i pasur me naftë dhe gaz. Prandaj duhet të bëhen kërkime serioze për ta konfirmuar këtë. Ndërsa një fuçi naftë i ka kaluar 115 dollarë në bursat botërore, në qeverinë malazeze është shtuar interesimi për kërkimin dhe shfrytëzimin e naftës. Ky interesim nxitet edhe nga të dhënat, se investitorët e huaj kanë gjetur rezerva të konsiderueshme të naftës në Shqipëri. Sipas dispozitave të projektligjit të ri, shteti i Malit të Zi është pronar i të gjitha rezervave natyrore, duke përfshirë dhe naftën e gazin. Ky projektligj do të zëvendësojë ligjin e deritanishëm për kërkimet gjeologjike, që në praktikë shfaqej si barrierë për biznesin. Ligji i ri rregullon koncencionin, kërkimet gjeologjike e minerare dhe mënyrat e ndarjes të të drejtave për kërkimin e shfrytëzimin e naftës. Ministria e Ekonomisë dhe e Zhvillimit e Malit të Zi e ka nënshkruar tashmë deklaratën që parashikon kalimin e gazsjellësit Adriatik-Jon nëpër Malin e Zi, ndërsa kompania austriake "Wasimpek" ka shprehur interesim për ndërtimin e një centrali me gaz në Bar. Pronarja e shumicës së aksioneve të "Jugopetrolit", Helenik Petroleum, ka paraqitur një studim për kërkimin e naftës në bregdetin jugor të Malit të Zi dhe ia paraqiti korrikun e shkuar qeverisë malazeze. Sipas atij studimi, në këtë rajon ka rezerva të konsiderueshme nafte dhe gazi natyror. Në studim thuhej se në bllokun e Ulqinit ka dhjetë vendburime të mundshme të gazit natyror. Për shkak të vonesave në puset e kërkimit në afërsi të Ulqinit, para dy vitesh qeveria malazeze prishi marrëveshjen koncencionare me "Jugopetrolin" e Helenik Petrolin dhe refuzoi zgjatjen e afatit për këtë punë. "Jugopetrol" mbajti koncencionet në bllokun 1 e 2 (deri në kufi me Kroacinë) pasi ka marrëveshje për 25 vjet. Në periudhën para tenderit kanë treguar interesim për kërkimet e naftës kompani greke, kroate, kanadeze e kineze, sepse të dhënat informative e diplomatike flasin për pasuri të konsiderueshme nafte nën det, në pjesën jugore të Malit të Zi. Në strategjinë e zhvillimit energjetik të Malit të Zi, vlerësohet se rezervat malazeze të naftës kapin shtatë miliardë fuçi, ndërsa rezervat e mundshme të gazit natyror kalojnë 425 miliardë metra kub.