Ministri i Jashëtm çek në Tiranë, takime me Bashën, Berishën dhe Topin
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, Karel Shvarzenberg mbërriti në Tiranë, për një vizitë zyrtare dyditore, me ftesë të homologut shqiptar, Lulzim Basha. Axhenda e takimeve të ministrit çek do të nisë sot me një takim kokë më kokë me homologun e tij shqiptar, Basha. Takimi do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp e dy ministrave. Gjithashtu, ministri çek do të pritet në takime të veçanta edhe nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Kryeministri, Sali Berisha. Në qendër të bisedimeve do të jenë bashkëpunimi dypalësh, ecuria e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, procesi i integrimit në BE dhe zhvillimet me të fundit në rajon. Gjatë kësaj vizite, ministri i Jashtëm, Shvarzenberg do të mbajë edhe një ligjëratë në Konferencën vjetore të ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë. Republika çeke merr presidencën e Bashkimit Evropian për periudhën janar-qershor 2009.
Ky lajm është publikuar: 31/10/2008