Xhaferi: “PD-PDR, ishte thjesht Partia Demokratike”
Autori i Lajmit: red.
Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferi, deputet i dalë me siglën e PDR-së në zgjedhjet e 2005, në një prononcim publik është shprehur për shkrirjen e ish-partisë së tij me PD-në se është një proces pozitiv. Ai ka nënvizuar se këto dy parti kanë qenë dhe janë një, pra PD-PDR janë PD, dhe thjesht tani janë mënjanuar diferencat politike dhe retë që kishin përfshirë marrëdhëniet me liderët e PDR dhe PD-së. Pyetjes së drejtuar nga media se si ndihej tanimë që gjithë PDR-ja u shkri me PD-në, duke parë se edhe ai ka qenë ndër të parët që i është bashkuar PD-së, Xhaferi i është përgjigjur se “kjo nuk ka të bëjë me mua, por me procesin. Ishte një gjë shumë pozitive, bashkimet gjithmonë janë të mira, unë mendoj se PDR-ja ka vlera për t i shërbyer PD-së. Është një nga normalitetet më të mundshme në politkë, sepse po të shikojmë PDR-në në të gjithë elementet e saj dhe në biografinë politike të drejtuesve të saj, si dhe në program, i përket Partisë Demokratike. Pra thjesht tani në mënyrë mekanike u bashkuan, kuptohet për të bërë një forcë më dinamike në zgjedhjet që vijnë në 2009. Për sa i përket faktit se a do të jetë kaq solide edhe baza e PD-së për ketë bashkim, ai ka thënë se “nuk është kuptuar një gjë që elitat politike të PDR-së dhe bazës nuk kanë pasur ndonjë ndryshim, sikurse edhe në PD. Pra eksperiencat evropiane njohin edhe raste kur janë bashkuar që kanë diferenca ideologjike, kurse PD-PDR ishte thjesht Partia Demokratike. Thjesht ky veprim mekanik ndodhi, spostoi apo fshiu atë rërë për të qenë përsëri PD, unë e shikoj se do të jetë një forcë dinamike dhe shumë e suksesshme në zgjedhje”, - përfundoi deputeti i PD-së.
Ky lajm është publikuar: 31/10/2008