Ministri i Jashtëm hungarez nis sot një vizitë dy ditore në Shqipëri
Mbërrin sot për një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Balázs. Gjatë vizitës së tij do të diskutohet mbi thellimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Hungarisë si dhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjelltë. Në këtë kuadër, do të firmosen edhe Marrëveshja e Bashkëpunimit Ekonomik mes dy vendeve si dhe Protokolli i Bashkëpunimit mes dy Ministrive të Punëve të Jashtme.
Gjithashtu, për herë të parë në Tiranë, Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, z. Péter Balázs, ka thirrur dhe do të drejtojë Konferencën e Ambasadorëve të Republikës së Hungarisë në rajonin e Ballkanit, të cilën do ta përshëndesë edhe zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Ministri Balázs do të pritet në takime të veçanta, edhe nga autoritetet më të larta të shtetit.
< I mëparshmi