E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Skënderbej", rinis përplasja qeveri-bashki

Kane nisur përplasjet qeveri -bashki, per punimet ne sheshin "Skenderbej" ne Tirane. Paraditen e se premtes specialiste nga ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, kane kryer matje per asfaltimin e sheshit, dy dite pasi qeveria paralajmëroi se nuk do te prese bashkine qe te rikonstruktoje qendren e Tiranes. I menjehershem ka qene reagimi i bashkise se Tiranes, sipas se ciles sheshi "Skenderbej" eshte projekt i këtij institucioni si dhe i nderkombetareve, dhe qe shume shpejt do te filloje te behet realitet.

"është krejtësisht e pakupmtimtë, madje absurde dhe qesharake që kjo qeveri kërkon të hedhë para pikërisht pak ditë para fillimit të punimeve. Në rast se do duan të ndihmojnë le të bëjnë shpronësimet. Por mesa duket duan të pengojnë për asfaltimin. Për më tepër që ky projekt, kjo ngjarje madhore për Tiranën është fryt dhe i partnerëve tanë ndërkombëtar", thotë Eduart Shalsi.

Sheshi “Skënderbej” është kthyer këto ditë në një konflikt të hapur mes pushtetit qëndror dhe atij vendor. Bashkia e Tiranes, kërkon qe qeveria te beje shpronësimet, per te nisur nga puna pasi ekziston nje projekt qe do te financohet dhe nga qeveria kuvajtjane, nderkohe qe kjo e fundit ka vendosur qe te marre persiper asfaltimin e sheshit.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›