Gërdeci, përplasje gjeneralësh për tragjedinë
TIRANE- Debate të ashpra dhe replika në seancën gjyqësore në ngarkim të 29 pandehurve të akuzuar për tragjedinë e ndodhur më 15 mars 2008, 26 vetë u vranë nga shpërthimi I fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, pak kilometra larg Tiranës.
Ish komandanti i Forcave Ajrore gjeneral Astrit Jaupi ka akuzuar eprorin e tij,( në atë kohë,) gjeneral Shpëtim Spahiun se e kishte vënë në dijeni për fillimin e punimeve të fabrikës në ish- repartin ushtarak të tankeve, por ai ka lejuar që punimet të vazhdonin.