Stephan Lehne ne Kosove takon Sejdiun
PRISHTINE- Drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Republikën e Austrisë, Stephan Lehne, është takuar sot në Prishtinë me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një njoftimi të lëshuar nga kabineti i presidentit Sejdiu.
Sipas zyrës së Presidentit, në takim u bisedua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, ndërsa theks i veçantë iu kushtua bashkëpunimit mes të dy vendeve, bashkëpunim ky i shtrirë në shumë fusha.
Po kështu, Presidenti Sejdiu ka shprehur falënderimin e popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për ndihmën e pakursyeshme që Austria i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.
(s.g/balkanWeb)