E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peloponezi lekundet nga termetet panik te banorët

ATHINE- Gadishulli grek i Peloponezit është tronditur mbrëmë nga lëkundje të lehta tërmeti të cilat janë regjistraur gjatë gjithë natës. Sizmiologët, të cituar nga mediat greke, thonë se tërmetet kanë qënë të dobëta me intensitet deri në 4,0 ballë të shkallës Rihter dhe janë regjistruar në qytetin grek Patra dhe në rajone të tjera të gadishullit grek.

Lëkundjet raportohen të kenë filluar në orën lokale 23:00 (21:00 GMT) dhe të kenë vazhduar me ndërprerje deri në orën 07:00.

Mediat helene thonë se lëkundjet e tokës shkaktuan panik tek banorët. Shumë persona kanë kaluar natën jashtë shtëpive.

Instituti grek i Gjeodinamikës, ka thënë se valët e regjistruara sizmologjike ishin sipërfaqësore.
Nuk ka të dhëna për viktima dhe dëme materiale.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›