Prostitucioni, shkatërrohet banda italo- shqiptare
Shkatërrohet banda italo- shqiptare e shfrytëzimit të vajzave dhe grave për prostitucion. Pas një hetimi 7 mujor karabinierët në provincën e Kuneos në Itali vunë në pranga 8 persona, mes të cilëve edhe dy policë. Ndaj personave të ndaluar rëndon akuza e favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit, përfshi këtu edhe atë minoren, kërcënimeve dhe lëndimeve.
< I mëparshmi