E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një FOTO që tregon horrorin e luftës në Siri

Share

Që kur në Siri shpërtheu konflikti i përgjakshëm, ka pasur shumë imazhe të tmerrshme. Por kjo foto është ndoshta nga të paktat që sjell më pranë horrorin e luftës atje. Një djalosh i ri sirian, me një Kallashnikov në dorë, ngushëllohet nga një luftëtar rebel pas një beteje me forcat qeveritare në rrethinat e qytetit të shkatërruar, Homs.

Djaloshi sapo ka parë se si është vrarë një person pranë tij, në mesin e një beteje të ashpër. Mendohet se luftëtari i ri është 15 vjeç dhe rebeli që u vra në krah të tij ishte një mik, ndaj ai po qan.

Konflikti ka shkaktuar së paku 15 mijë viktima.

Nga ana tjetër, sot Wikileaks ka bërë me dije se do publikojë mijëra e-maile për Sirinë, që janë turpëruese jo vetëm për Sirinë, por edhe për kundërshtarët e saj dhe për Perëndimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›