Ministri i Jashtëm i Izraelit vizitë në Tiranë

Liberman do të pritet në takim nga Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti dhe pas takimit do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp. Më pas, z. Liberman do të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Ambasadës së Izraelit në Tiranë.
Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Ministri Liberman do të zhvillojë bisedime edhe me Presidentin e vendit z. Bujar Nishani, Kryeministrin z. Sali Berisha, zv//kryeministrin dhe Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Edmond Haxhinasto si dhe me kreun e opozitës z. Edi Rama. Kjo është vizita e dytë e shefit të diplomacisë izraelite në Shqipëri brenda disa muajve. /Start/
2012-08-01 11:36