Imuniteti, Berisha: Fyle letër, Rama po bllokon statusin

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Berisha, theksoi se komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, u ka dërguar një letër për heqjen e imunitetit.
“Fyle më ka dërguar një letër, ku më përgëzon për reformat por kërkon përmbushjen edhe të imunitetit. Bëri të qartë se detyrim madhor duhet të jetë qëndrimi ynë ndaj imunitetit. Mos heqja e imunitetit dëshmon se politikanët e këtij vendi nuk kanë vullnetin për të luftuar korrupsionin, nuk po kërkohet asgjë tjetër, por ajo e cila është një normë në vendet e zhvilluara. Zotin Rama prapë e ftoj të lëmë mënjanë retorikat dhe ti bëjmë një shërbim të madh këtij vendi, çdo shqiptar mezi pret heqjen tonë të imunitetit. Më 6 gusht kemi në dorë të rrëzojmë murin e imunitetit, murin e korrupsionit që i ka zënë derën procesit të integrimit të vendit”, tha Berisha.
Ai akuzoi liderin e opozitës se po tenton të bllokojë marrjen e statusit të vendit kandidat në vjeshtë, teksa shtoi se të gjithë shqiptarët do t’i japin në zgjedhje atë që meriton. “Pas zgjedhjeve të 8 majit ishe t’i që u the shqiptarëve që ke bërë gabim me bllokimin, nëse mendon se për inat të Saliut do bllokosh statusin në 100-vjetorin e Pavarësisë, e vërteta është se çdo shqiptar ka 100 motive për të dhënë ty në zgjedhje atë që meriton. Kalkulim i gabuar nëse mendon se duke bllokuar statusin bllokon qeverinë. Ti bllokon më shumë Shqipërinë, të jesh i bindur se shqiptarët do flasin në mënyrën më serioze, çfarë kërkove u plotësua”, tha kryeministri. /Start/
2012-08-01 11:58