SHBA, Philip Reeker në Prishtinë më 16 janar
Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-ve, Philip Reeker më 16 janar do të ndalet për një vizitë në Beograd dhe Prishtinë dhe pas saj do të qëndrojë edhe në Shkup.
Nga ambasada amerikane në Shkup theksojnë se të martën do të bëjnë publike axhendën e zëvendës-ndihmës sekretarit për Evropë dhe Evroazi. Jozyrtarisht mësohet se Reeker do të zhvillojë takime me kryeministrin Nikolla Gruevski, liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski.
Integrimi i Maqedonisë në strukturat evroatlantike, dialogu i brendshëm politik dhe vazhdimi i procesit të reformave, do të jenë çështjet që do të diskutohen në takimet e Riker me liderët politik në Shkup.
Ndërkaq, vizita në Prishtinë dhe Beograd do të ketë në qendër të vëmendjes vazhdimin e dialogut midis dyja vendeve dhe respektimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të negociatave në Bruksel. (M.Mellova/INA)