E Diel, 1 Nëntor 2026

Poloni, dënohet me dy vite burg ish-ministri

Një gjykatë në Poloni ka dënuar me dy vite burg ish-ministrin e Brendshëm në periudhën komuniste. Czeslaw Kiszczak u dënua në mungesë për zbatimin e ligjit të luftës në trazirat për rrëzimin e sistemit komunist.

Dënimi ka të bëjë me rolin e tij në protestat e vitit 1981 ku shumë disidentë u arrestuan dhe 100 të tjerë vdiqën.

Gjyqi u ndoq nga një grup i disidentëve anti-komunistë të cilët kanë shkaktuar rrëmujë në sallën e gjyqit duke thirrur Poloni e lirë dhe Turp.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›