Vizat, Fajon: Në mars, rishikim për Ballkanin
Raportuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon ka deklaruar se deri në mars do të miratohet vendimi për verifikimin e mekanizmit për pezullimin e regjimit të vizave.
Fajon në një prononcim të saj për mediat serbe ka theksuar se Evropa nuk përjashton mundësinë për lëshimin e barrierave për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët nuk mund të kontrollojnë azilkërkuesit dhe se sipas saj, ky paralajmërim së shpejti do të bëhet edhe realitet.
Mekanizmi që liberalizimi i vizave të pezullohet për disa vende për një periudhë gjashtë mujore, më pas në nëntë muaj dhe në në fund ai shtet të kthehet në listën e ashtuquajtur të zezë.
“Do të kemi debate në bordet e lirive të qytetarëve, drejtësisë dhe punëve të brendshme më 25 dhe 26 janar. Por, fjalën përfundimtare pas Parlamentit Evropian do ta jape Këshilli i Ministrave deri në muajin mars”, ka theksuar Fajon.
Danimarka si kryesuese e BE-së ndër prioritetet e saj ka mbrojtjen nga azilkërkuesit dhe se është kërkuar që sa më shpejt të aplikohet mekanizmi për suspendim. (INA)