E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Jashtëm i përgjigjet interesimit të gazetarëve

“Çdo veprim antiligjor i Prokurorisë, do të jetë subjekt i hapave tanë ligjor” “Për sa i përket Prokurorisë, çdo veprim antiligjor i saj do të jetë subjekt i hapave ligjor që do të ndërmarrim nga ana jonë”, është shprehur Ministri i Jashtëm Lulzim Basha, gjatë interesimit të gazetarëve dje, gjatë një komunikimi pyetje-përgjigje. Lulzim Basha, ka shpjeguar midis të tjerave edhe pse sipas tij prokuroria ka abuzuar duke shpërfillur dhe injoruar një vendim gjykate që urdhëronte mbylljen e hetimeve. Për Bashën, më se një vit ka qenë i mjaftueshëm nga ana e organit të akuzës, ti jepte zgjidhje kësaj dosje. Basha ka kujtuar se që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ai ishte paraqitur vullnetarisht në prokurori, asnjëherë nuk është thirrur më pas. Zoti ministër ju keni depozituar përmes avokatit tuaj një akt-padi në Gjykatën e Tiranës ndaj Prokurorit të çështjes së rrugës Durrës-Kukës. Cilat do të jenë hapat e mëtejshëm që do të ndërmerrni. Dhe e dyta Partia Socialiste ka kërkuar një ditë më parë dorëheqjen tuaj. Çfarë komenti keni për këtë? Së pari siç jeni njoftuar për çdo veprim të Prokurorisë së Përgjithshme në raport të shtrembër me ligjin ne do të ndjekin anën ligjore. Tani vijmë te pjesa politike e pyetjes tuaj të dytë. Është hera e nëntë që opozita socialiste kërkon dorëheqjen time. Jo vetëm që konsideroj këtë si një akt të motivuar thellësisht nga lufta politike që PS-ja dhe Edi Rama i kanë shpallur rrugës. Por në këtë kontekst çdo veprim tjetër i imi përveçse shërbimit ndaj Republikës së Shqipërisë, për të cilën jam mandatuar nga kjo mazhorancë dhe shumica e qytetarëve të këtij vendit dhe Kosovës si një detyrim moral, është përgjigja ime e vetme ndaj këtyre forcave, synimeve dhe planeve të tyre të errëta dhe antishqiptare. Megjithatë urdhri i Gjykatës së Tiranës mund të jetë interpretuar si mbyllje e hetimit vetëm për ish-zëvendësministrin e Transporteve, Armand Teliti dhe Ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve, Andi Toma? Gjykata e Tiranës ka vendosur pas një kërkese të zoti Armand Telit që Prokuroria e Përgjithshme ë mbyllë hetimin. Keqkuptimi mund të ekzistojë për të pandehurit ose çështjet. Dhe kjo ka të bëjë me çështjen. Ju mund të rikujtoni edhe deklaratën e Ina Ramës që ka deklaruar se do ti bindet vendimit të Gjykatës së Tiranës. Vetëm 24 orë pas këtij vendimi vjen një shkrese që është një shkelje e urdhrit të Gjykatës pasi Prokurori kërkon që të marrë veprime kapitale të hetimit. Unë do ti bindem gjithmonë dhe pa asnjë ngurrim ligjeve të vendit. A ka të drejtë organit i akuzës që të kërkojë shtyrjen e hetimeve deri në zbardhjen e plotë të dosjes? Për një viti Prokuroria e Përgjithshme ka pasur të gjithë kohën e nevojshme për të kryer hetimin e kësaj çështjeje. Me përjashtim të deponimit vullnetar nuk është më është kërkuar nga ajo asnjë veprim shtesë. Nuk ka qenë vullneti im të kërkoj fundin e hetimeve sepse për të reflektuar vullnetin tim dhe të shumicës që përfaqësoj ndaj hetimit edhe pse ishin shkelur afatet, lejova që Prokuroria të kishte të gjithë kohën e duhur në dispozicion. Por pasi ky organ u urdhërua nga Gjykata që të mbyllë hetimet është e natyrshme që unë nuk jam njohur me asnjë detaj tjetër. Zoti Basha pas refuzimit të kërkesës së parë për tu paraqitur, Prokuroria e Përgjithshme do t’ju dërgojë javës që vjen një tjetër ftesë. Ju do të shkoni ? Unë do ti përgjigjem ligjit një për një. Është një rast klasik që Prokuroria të njoftojë mediat para meje. Ju garantoj se unë i qëndroj 100 për qind asaj që i kam thënë. Është e rëndësishme që të gjithë të zbatojmë ligjin. Ndërsa shtrembërimi i këtij procesi, veprimi kundër tij, është kundër frymës së ligjeve të vendit. A ju pengon kjo situatë në njëfarë mënyre në angazhimin tuaj si Ministër i Jashtëm, nisur edhe nga zhvillimet e vrullshme të ditëve të fundit në Kosovë ? Unë do vazhdoj detyrën time i pandikuar nga ky proces politik dhe do të vazhdoj sa kohë të kem mbështetjen e mazhorancës dhe kryeministrit. Deklarata ime është e qartë që akuzat janë formuluar në zyrën e Edi Ramës dhe për këtë ka një histori akuzash politike të artikuluara në media. Për sa i përket Prokurorisë, çdo veprim antiligjor i saj do të jetë subjekt i hapave ligjor që do të ndërmarrim nga ana jonë. Zoti Ministër, para dy ditësh ju refuzuat që të paraqiteni në Prokurori për të dhënë shpjegime. A mos me këtë veprim tuajin krijoni një precedent negativ në raportet mes politikës dhe gjyqësorit, duke shkelur ligjin ? Në këtë rast është Prokuroria e Përgjithshme, ajo që është në shkelje të ligjit. Ju keni në kasetat tuaja filmike në të cilat mund të rishikoni ku zonja Ina Rama thotë se Gjykata kishte urdhëruar mbylljen e hetimit mbi këtë dosje. Dhe pavarësisht të mos qenit dakord, kryeprokurorja tha se do e zbatonte këtë vendim. Dhe 48 orë më vonë ajo përgënjeshtron veten duke prerë një fletëthirrje për mua në cilësinë e të pandehurit. Zoti Basha, cili është komenti juaj mbi vlerësimin e ekspertëve të organit të akuzës mbi cilësinë e punimeve të kësaj rruge ? Çdo akuzë duke përfshirë bilancet false të ekspertëve falsë mbi abuzimet mbi këtë rrugë është e pavërtetë. Rruga Durrës-Kukës po ndërtohet me parametrat më optimalë që aplikohen aktualisht kudo në botë. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›