E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-ja, mbështet qeverinë dhe Ministrin e Jashtëm Lulzim Basha

“Rama dhe mercenarët e tij, me gjykimet kolektive shkelin vendimin e gjykatës”

Partia Demokratike ka reaguar dje në mbështetje të Qeverisë dhe Ministrit Lulzim Basha, përballë akuzave politike të prokurorisë dhe Edi Ramës e mercenarëve të tij.
Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, ka bërë ët ditur dje nëpërmjet një deklarate se, “Edi Rama pas formulimit në zyrat e tij të aktakuzave politike për rrugën Durrës-Morinë, mendon se mund të lajë duart si Ponc Pilati duke u fshehur pas shërbesave të mercenarëve të keqpërdorur”.
Më pas ai ka konfirmuar mbështetjen ndaj Qeverisë dhe Ministrit Basha.
“Partia Demokratike duke i dhënë mbështetje të plotë dhe të padiskutueshme Qeverise dhe Ministrit Basha deklaron se rruga është kryevepra e qeverisjes së saj, është arritje historike për Shqipërinë, Kosovën dhe të gjithë shqiptarët, është kryevepra e shekullit”.
Duku ju rikthyer akuzave të Edi Ramës, Bumçi i cilësoi ato si turpi historik i kreut të PS-së dhe mercenarëve të keqpërdorur prej tij.
“Është tmerri dhe turpi historik i Ramës dhe mercenarëve të keqpërdorur prej tij që në një verbim politik të paprecedent morën përsipër gjykimin e akteve kolektive, duke shkelur vendimet e gjykatës e duke u faktuar shqiptarëve amoralitetin e tyre të plotë”.
Për Bumçin ku akt i turpshëm është dëshmi e tmerrit që kanë ata që kanë penguar ndërtimin e kësaj rruge, nga përfundimi i saj dhe se akuzat politike të Ramës e mercenarëve të tij, nuk mund të fshihen.
“Ky akt i turpshëm është dëshmi e qartë dhe e pastër se asgjë nuk qetëson dot tmerrin që ata kanë nga ndërtimi i korridorit të shqiptarëve. Duhet t’i themi z. Rama se më asgjë s’mund të fshehë formulimin e akuzave politike në zyrën e tij dhe shpalljen e tyre nga mercenarë të cilët shkelmojnë mbi ligjin dhe veten e tyre”, deklaroi në përfundim të deklaratës së tij zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›