Reagon Ministri i Jashtëm Lulzim Basha pas veprimeve të prokurime dhe akuzave të opozitës

“Akuzat e prokurorisë ndaj meje politike, të fabrikuara në zyrën e Edi Ramës”
“Procesi i prokurorisë ndaj meje është politik i fabrikuar në zyrën e Edi Ramës, i iniciuar nga ai dhe mercenarët e tij dhe komprometon rëndë detyrimet ligjore të prokurorisë shqiptare”.
Kështu ka reaguar dje Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, pas veprimeve më të fundit të Prokurime së Përgjithshme dhe reagimeve të opozitës, për atë, pse ai nuk pranoi të bëhej pjesë e farsës së akuzës në një proces hetimor, në kundërshtim me një vendim gjykate.
“Asnjë rresht, asnjë fjalë asnjë shkronjë nuk ka të bëjë me mua ne këtë proces. Ky është një proces kundër rrugës”, u shpreh Midis të tjerave Lulzim Basha.
Për sa i përket akuzave të Edi Ramës, Basha i quajti ato si fundin e tij politik.
“Nuk ekziston në historinë e një vendi të lirë një tmerr dhe frike nga rruga, si ai që manifeston Rama. Edi Rama është eksponenti i vetëm politik në Shqipëri dhe Kosovë që nuk e ka vizituar rrugën, as edhe njëherë të vetme. Këtu ka të drejte, sepse ajo rrugë është fundi i tij, i politikës dhe interesave që ai mbron”.
Procesi i prokurorisë politik, i iniciuar nga Edi Rama
Duke dalë para gazetarëve, Ministri Basha deklaroi dje se, “ndërkohë që rruga Durrës – Kukës çdo ditë i afrohet përfundimit të saj, Edi Rama dhe mercenarët e tij, ata që për 8 vjet me radhë penguan ndërtimin e saj duke mashtruar për 8 vjet Shqipërinë dhe Kosovën, sot janë angazhuar në një sulm të egër dhe të paprecedent, në një proces të pastër politik i cili po komprometon rëndë detyrimet ligjore të prokurorisë shqiptare para Kushtetutës, ligjeve te vendit dhe shtetit ligjor”.
Më pas Basha, ka shpjeguar se ndërtimi i kësaj rruge ishte mishërim i premtimit të qeverisë që tre vjet më parë, si nevojë dhe domosdoshmëri kombëtare dhe gjeostrategjike.
Ministri Lulzim Basha, ka vazhduar më tej me një panoramë të vullnetit të treguar nga qeveria, për ndërtimin e kësaj rruge.
“Një projekt i tillë do të kushtonte vetëm 3 apo 4 milionë euro por mungesa e tij do ta bllokonte ndërtimin e rrugës edhe të paktën 4 vjet të tjerë. Mungesa e projektit teknik për segmentin Rrëshen-Kalimash është prova më e qartë e mungesës së vullnetit politik të 8 viteve qeverisje socialiste. Ky është shembulli më komprometues se përveç mashtrimit 8 vjeçar, qarqe të caktuara brenda ish mazhorancës, sot ne opozite, sabotuan me vetëdije kriminale projektin e bashkimit”, ka shpjeguar Basha, duke bërë dallimin mes premtimit të mbajtur të qeverisë aktuale, dhe premtimit të gënjeshtërt për 8 vjet nga qeveritë e kaluara socialiste.
Për 8 vjet mashtrime dhe abuzime me taksën e rrugës
Për Ministrin Basha, tendenca prej 8 vjetësh qeverisje të PS-së dhe më pas në tre vjetët e saj në opozitë, për të mos ndërtuar dhe penuar ndërtimin e kësaj rruge, lidhet me armiqësitë dhe kundërshtimet që armiqtë e saj kishin për atë se “kjo rrugë nuk duhej të ndërtohej sepse Kosova nuk duhet të kishte akses të lirë në det dhe Evropë. Rruga nuk duhej të ndërtohej sepse portet shqiptare nuk duhet të bëheshin portet më të rëndësishme te rajonit. Rruga nuk duhej të ndërtohej sepse rrugët e Kosovës për në Evropë duhet të kalonin nëpër Serbi. Rruga nuk duhej të ndërtohej sepse tregu i trevave shqiptare nuk duhej të unifikohej”.
Vendosjen dhe vjeljen e një takse, të vendosur vite më parë nga qeveria socialiste, për ndërtimin e kësaj rruge, Basha e quajti jo vetëm mashtrim, por edhe abuzim.
“Për të mashtruar shqiptaret dhe Kosovën u vendos edhe një taksë për ndërtimin e rrugës e cila ne total arriti një vlerë prej 300 milionë dollarësh por nuk u përdoren as edhe 4 milionë për projektin dhe kjo sepse rruga duhej të bllokohej me çdo kusht dhe çdo çmim nga ata që me përfundimin e rrugës shohin fundin e tyre apo të planeve të tyre antishqiptare. Për 8 vjet që rruga nuk u ndërtua, Shqipëria humbi mbi 400 milionë Euro. Ky dëm sot përllogaritet mbi 80 milion euro në vit për çdo vit që rruga nuk është hapur. Disa herë më i madh është ky dëm për Kosovën dhe shqiptarët”, deklaroi Basha duke dhënë edhe disa shifrash të dëmeve të pësuara nga zvarritja e ndërtimit të rrugës Durrës – Kukës.
Prej 14 vjetësh dy politika një kombëtare, një antikombëtare
Duke ju rikthyer historisë së ndërtimit të kësaj rruge, Ministri i Jashtëm Lulzim Basha, bëri të ditur se, prej 14 vitesh janë përballur me njëra-tjetrën dy politika, njëra kombëtare dhe tjetra antikombëtare.
Duke u ndalur në fakte ai shpjegoi se, “Të dy forcat kryesore politike e kanë premtuar këtë rrugë. E premtoi Partia Demokratike dhe në vitin 1994 me VKM ngriti grupin e studimit te fizibilitetit. Por për rrethana të njohura ajo nuk arriti ta zbatojë projektin e nisur. E premtoi partia e Edi Rames, por çdo ditë, çdo javë, çdo muaj për 8 vjet me radhë mashtroi dhe gënjeu. Madje me një cinizëm ekstrem u vendosi shqiptareve edhe një taksë të cilën edhe e mblodhi por askush deri me sot nuk e di se si e përdori. Ndërsa forca politike që nisi fizibilitetin me VKM në ‘94 e premtoi në fushatë dhe sapo erdhi në pushtet e përcaktoi atë si projektin e përparësisë absolute dhe po e bën tani realitet.
Ata që rrugën e bllokuan për tetë vjet pasi e panë se rruga po ndërtohet dhe po bëhet realitet u vërsulen me akuzat e fabrikuara në zyrën e Edi Ramës kundër rrugës”, u shpreh më tej Basha, duke u ndalur në abuzimet me taksën e mbledhur për rrugën, si dhe me tendencën për të bllokuar ndërtimin e saj, qoftë edhe me fabrikime akuzash në zyrën e Edi Ramës.
Për Ministrin Basha, “Çdo akt, që i hapi rrugë kësaj ngjarje madhore është ndërmarre si shprehje e vullnetit politik të mazhorancës dhe programit të saj qeverisës. Çdo vendim ligjor që bëri të mundur nisjen e punimeve është sanksionuar nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet plot 5 Vendime të Këshillit të Ministrave të marra në një hark kohor disa mujor”.
Akuzat e Edi Ramës, me stemën e prokurorisë
Realizimi i projektit të rrugës Durrës - Kukës, kërcënon të ardhmen politike të Edi Ramës, bëri të ditur më tej Ministri Basha. Ndaj, sipas tij, ky pinjoll i Dushan Mugoshës dhe Koçi Xoxes, mori stafetën e pengimit të këtij projekti.
“Pak pas fillimit të punimeve, Edi Rama nisi sulmin e egër ndaj këtij projekti të shekullit. I ndërgjegjshëm se përfundimi i rrugës Durrës-Kukës komprometon rëndë të ardhmen e tij politike, ky pinjoll i denjë i Dushan Mugoshës dhe Koçi Xoxes mori stafetën nga ata që për 8 vjet penguan me çdo kusht ndërtimin e rrugës dhe mobilizoi mercenaret e tij për të nxire dhe përbaltur këtë projekt gjigant”.
Këto akuza,. Bash nuk I sheh vetëm si të Edi Ramës, por edhe si akuza të mercenarëve të tij edhe në prokurori.
“Me një sulm të pastër politik, mercenarët e Edi Ramës dhe ndokujt tjetër brenda prokurorisë morën akuzat e fabrikuara nga zyrat e Edi Ramës dhe i riprodhuan ato, tashmë me stemën e prokurorisë”.
Ministri Basha, shpjegoi dje në konferencën për shtyp, disa vendime të këshillit të Ministrave, duke ju dhënë përgjigje njëkohësisht edhe disa akuza të atij që ai e etiketoi kloun cirku.
“Duke injoruar tërësisht faktin se për çdo hap të ndërmarrë në drejtim të ndërtimit të segmentit Rrëshen-Kalimash ka një Vendim të Këshillit të Ministrave me forcën e ligjit, Rama bën klounin e cirkut, duke akuzuar se Ministri i Transporteve ka shpërdoruar detyrën pasi Konsulenti Ndërkombëtar i përzgjedhur nga një listë e kompanive konsulentë të Bankës Botërore, të sugjeruara nga Banka Botërore pranë autoriteteve shqiptare dhe të prokuruar me Vendim të Këshillit te Ministrave, është një kompani Anglo-Holandeze dhe Ministri ka kryer studimet në Holandë.
Procesi politik i prokurorisë kundër ndërtimit të rrugës
Në përgjigje të akuzave të opozitës, Lulzim Basha, dha disa sqarime dje edhe për disa shifra që opozita i ka servirur si abuzime.
“Edi Rama akuzonte në mënyrën më të paturpshme se në rrugë ka një dem prej 320 milionë euro, në një moment kur ne rruge ishin investuar vetëm 200 milion euro.
Edi Rama akuzon se janë shkelur parimet e barazisë në tendera, ndërkohë që konsulenti i përzgjedhur nga qeveria shqiptare nuk është kompani për projektin, ndërsa dy kompanitë e projektimit, aktualisht nga më të mirat në Evropë janë përzgjedhur sipas procedurave të tenderimit të Bankës Botërore”, u shpreh Bbasha.
Në këtë kontekst për Bashën, procesi i prokurorisë, nuk është asgjë më shumë se një proces kundër ndërtimit të rrugës dhe se asnjë rresht, asnjë fjalë, asnjë shkronjë nuk ka të bëjë me atë në këtë proces.
“Kështu pra, nëse paraardhësit e Ramës e përdoren pushtetin për të sabotuar rrugën, tani që rruga po ndërtohet, trashëgimtarit të tyre nuk i mbetet gjë tjetër veç të formulojë në zyrat e tij aktakuzën politike kundër rrugës. Asnjë rresht, asnjë fjalë asnjë shkronjë nuk ka të bëjë me mua ne këtë proces. Ky është një proces kundër rrugës. Sepse ajo po ndërtohet”, tha Basha.
Në përfundim, Basha u shpreh i sigurt se edhe 100 herë ti jepej kjo mundësi për ndërtimin e kësaj rruge, ai do të bënte po të njëjtën gjë.
“Çdo ditë e më shumë rruga po merr forme dhe po i afrohet përfundimit te saj. Çdo ditë e me shume rritet kënaqësia dhe krenaria e Qeverise dhe e imja, që po e shndërrojmë në realitet projektin ëndërr të bashkimit, projektin e shekullit për shqiptaret. Edhe 100 herë po të me jepej mundësia, do të përsërisja të njëjtën gjë. Nuk ekziston në historine e një vendi të lirë një tmerr dhe frike nga rruga, si ai që manifeston Rama. Edi Rama është eksponenti i vetëm politik në Shqipëri dhe Kosovë që nuk e ka vizituar rrugën, as edhe njëherë të vetme. Këtu ka të drejte, sepse ajo rrugë është fundi i tij, i politikës dhe interesave që ai mbron.
...