E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkujtohet 59 vjetori i Krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Clirimtare. Merr pjesë Ministri i Mbrojtjes Luan Rama U përkujtua sot, në Ministrinë e Mbrojtjes, 59 v

Përkujtohet 59 vjetori i Krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Clirimtare.
Merr pjesë Ministri i Mbrojtjes Luan Rama

U përkujtua sot, në Ministrinë e Mbrojtjes, 59 vjetori i Krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Clirimtare. Në ceremoninë e rastit ishin të pranishëm Ministri i Mbrojtjes, Luan Rama, zv.ministri i Mbrojtjes, Pavli Zëri, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen.maj. Pëllumb Qazimi, personalitete të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA, veteranë dhe ish ushtarakë të lartë.

Ceremonia u zhvillua në trajtën e bashkëbisedimit midis pjesëmarrësve. "Menduam ta përkujtojmë kështu 10 Korrikun për tu takuar më pranë me ju që keni qenë në krye të strukturave të Ushtrisë Nacional Clirimtare, - u shpreh Ministri i Mbrojtjes. – Me ju, të cilët, që nga themelimi, vazhduat kontributin aktiv dhe cilësor edhe më tej gjatë viteve në Forcat e Armatosura, duke qenë dhe duke mbetur protagonistë."

Në fjalën e Ministrit të Mbrojtjes u theksua nderimi dhe respekti për të gjithë brezat që sakrifikuan jetën dhe derdhën gjakun per lirinë dhe pamvarësinë e Shqipërisë. Për ata që kontribuan me heorizëm dhe me përkushtim në krijimin e një ushtrie dinjitoze, të një ushtrie të popullit. Për ata që regjimi totalitar komunist i privoi, u vrau ëndrrën dhe sakrificën e tyre. "Data të tilla janë edhe pika reference pr të parë rrugën që kemi përshkruar, ndaj insistoj, - tha Ministri Rama, - dhe ju ftoj që roli dhe kontributi juaj të vazhdojë të jetë aktiv."

Më tej, zoti Rama tha se proceset e reformimit dhe të ristrukturimit të Forcave tona të Armatosura në përputhje me realitetet e reja gjeopolitike dhe me misionin e tyre kushtetues, si dhe përmbushja e të gjitha detyrimeve që kërkon anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, kërkojnë një gjykim objektiv të historisë, por një vlerësim realist, bazuar në parimin e historizmit. Gjithashtu, rëndësi të vecantë në këto procese zoti Rama i vuri institucionalizimit të marrëdhënieve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të përgjithshëm me brezat e ushtarakëve.

"Efektivat e sotëm të Forcave të Armatosura, - nënvizoi Ministri i Mbrojtjes, - kanë nevojë të njohin atë që ju keni krijuar në breza, ta vlerësojnë, sepse aty janë themelet, është baza e të gjithë ngrehinës së ardhme që ne po përpiqemi të ndërtojmë së bashku. Mjediset tona, - u shpreh z. Rama, duhet t'ju njohin dhe t'ju vlerësojnë më realisht dhe të dinë se ku janë pikat e referencës, të cilat janë të lidhura drejtpërsëdrejti me kontributin tuaj."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›