E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxha Kosova roli i Shqiperise ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se



Ambasadori i Shqiperise ne Misionin e Perhershem ne Kombet e Bashkuara ne Nju Jork Ferit Hoxha thote se Kosova ne nje te ardhme te afert do te behet anetare e OKB-se. Procedura e pranimit te nje vendi ne OKB eshte e percaktuar ne karten e Kombeve te Bashkuara. Nuk jemi ende ne ate faze edhe pse une shpresoj se kjo dite nuk do te jete e larget - thote Hoxha. Ai pohon se Shqiperia me aleatet e saj po bejne te gjitha perpjekjet qe ta pengojne miratimin e rezolutes per Kosoven te cilen Serbia e ka dorezuar ne OKB. Ndersa shton se kete vit prania e Shqiperise ne OKB do te jete e vecante duke mos perjashtuar mundesine e pjesemarrjes se Presidentit Kryeministrit dhe Ministrit te Jashtem me Asamblene e OKB-se.

Zoti Ambasador si e komentoni mendimin e GJND-se e cila konfirmoi se shpallja e pavaresise se Kosoves nuk ishte ne kundershtim me te drejten nderkombetare dhe as me rezoluten 1244 te KS te OKB-se

Opinioni i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise eshte nje nga ato momente te rralle e qe zene nje vend te vecante ne historine e nje kombi. Ne rastin e Kosoves shpallja e mendimit juridik me te kualifikuar nga institucioni suprem i drejtesise nderkombetare ka nje rendesi te jashtezakonshme sepse konfirmoi ligjshmerine e veprimit te Kuvendit te Kosoves ne emer te popullit te Kosoves ktheu vemendjen e gjeopolitikes diplomateve shtypit studiuesve dhe analisteve tek ceshtja e Kosoves por tashme ne nje drite tjeter ate te ligjshmerise se padiskutueshme e cila deri ne ate moment mbetej e cenuar nga propaganda dhe pretendimet serbe dhe te disa vendeve te cilat per arsye te ndryshme vazhdimisht kane kundershtuar pavaresine e Kosoves. Sot te gjitha keto vende pavaresisht nga qendrimi qe do te mbajne me tej ne argumentimin e tyre kane nje element thelbesor me pak per te kundershtuar pavaresine dhe ky eshte nje ndryshim me rendesi te jashtezakonshme. Ne kete logjike eshte me vend te gjykohet se shpallja dhe permbajtja e Opinionit te Gjykates do te lehtesoje procesin e njohjes se metejshme te Kosoves dhe besoj se rezultatet konkrete do te mund te vleresohen gjate javeve dhe muajve ne vijim.

Si e vleresoni takimi e Keshillit te Sigurimit per Kosoven i cili u mbajt menjehere pas vendimit te GJND-se

Takimi i Keshillit te Sigurimit i dates 3 gusht 2010 ishte takimi i radhes ne serine e takimeve periodike te Keshillit ne baze te rezolutes 1244 per te analizuar raportin po ashtu periodik te Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se mbi aktivitetin e Misionit te OKB-se ne Kosove UNMIK. Ne kete kendveshtrim kjo mbledhje e KS nuk kishte ndonje gje te vecante pervec kohes kur mbahej meqenese ishte takimi i pare i KS pas shpalljes se Opinionit. Fakti qe Rusia e cila gjate muajit gusht 2010 ka presidencen e Keshillit te Sigurimit e vendosi kete ceshtje ne krye te agjendes se saj eshte jo me shume sesa tregues i qendrimit te saj te hershem e te njohur kunder pavaresise se Kosoves dhe ne mbeshtetje te hapur te qendrimit serb. Ne kete kendveshtrim ketu nuk ka asnje gje te papritur pasi per sa kohe rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit do te jete ne fuqi do te kete takime te tjera periodike te kesaj natyre ku vendet anetare te Keshillit gjykojne mbi raportin e Sekretarit te Pergjithshem dhe debatojne mbi situaten ne Kosove duke degjuar edhe perfaqesuesit e paleve. Ajo qe duhet shenuar eshte se ky takim ashtu si edhe shume takime te tjera te ngjashme te tipit erdhem degjuam takohemi perseri pas kater muajsh te cilet nuk dalin me ndonje konkluzion apo me ndonje vendim mund te konsiderohen si aktivitet rutine pa ndonje ndikim te vecante.

Cili mendoni se eshte ndikimi i ketij vendimi ne vendet anetare te Keshillit te Sigurimit

Ne pamje te pare sic edhe u vertetua gjate takimit te radhes te Keshillit te Sigurimit me date 3 gusht raportet ne Keshillin e Sigurimit ne lidhje me pavaresine e Kosoves nuk duken se kane ndryshuar te pakten deri tani. Gjithsesi duhet theksuar se shume vende anetare te OKB-se perfshire ato te Keshillit te Sigurimit sic edhe u shprehen disa prej tyre jane duke studiuar me vemendje opinionin e GjND-se dhe do te artikulojne mendimin dhe qendrimin e tyre me konkretisht ne javet e ardhshme.

Si e vleresoni deklaraten e Ministri Hyseni qe ka kerkuar zevendesimin e Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit

Deklarata e Ministrit Hyseni eshte e drejte e sakte dhe ne kohe. Ne fakt qe prej shpalljes se Pavaresise efektet e rezolutes 1244 jane praktikisht e faktikisht te kufizuar dhe ne disa aspekte te pavlere sepse Kosova ka kuadrin e saj ligjor institucionet e saj perfaqesuesit e saj te zgjedhur e legjitime dhe gjate ketyre dy vjet e gjysme pavaresi ka treguar se eshte e afte te marre e mbaje pergjegjesite qe i takojne nje shteti. Po ashtu me kerkesen e qeverise kosovare dhe ne bashkepunim me BE-ne EULEX eshte i pranishem dhe luan nje rol shume te rendesishem ne forcimin e institucioneve te Kosoves ne radhe te pare per sa i perket forcimit te shtetit ligjor. Kesisoj eshte me se e drejte te mendohet te thuhet dhe te pranohet se ndoshta OKB nuk ka me nevoje te harxhoje rreth 45 milione dollare ne vit per nje mision i cili ne thelb e ka kryer detyren e caktuar per te cilin kosovaret jane mirenjohes dhe do te deshironin qe ato burime te perdoren tjeterkund atje ku ka me shume nevoje e vende te tilla ne bote jane per fat te keq me shumice.

Mbarimi i efektit juridik dhe praktik te rezolutes 1244 eshte ne dore te vendeve anetare dhe i pergjigjet logjikes politike te qendrimeve te vendeve qe e perbejne Keshillin. Megjithate ne kete kontekst ndikim do te kene sigurisht zhvillimet e metejshme ne planin nderkombetar per njohjen e Kosoves cilesia e raporteve te Sekretarit te Pergjithshem dhe rekomandimet e tij. Ne kushtet e njohura te raporteve dhe debateve ne Keshillin e Sigurimit do te duhet te krijohet nje mase kritike qe do te beje te natyrshme heqjen e regjimit te vendosur nga rezoluta 1244. Opinioni i GjND ka dhene nje kontribut te pare shume te rendesishem ne kete aspekt dhe procesi i njohjeve si dhe forcimi i metejshem i shtetit kosovar do te duhet te plotesojne me tej kete proces te pandalshem e te pakthyeshem......

Me cfare statusi paraqitet ne Kombet e Bashkuara Kosova pasi Serbia thote se ajo nuk eshte anetare e OKB-es. Debate pati edhe ne pjesemarrjen e Ministrit te Jashtem S. Hyseni ne takimin e KS-se. Ne kete kontekst thone se disa takime jane realizuar permes Shqiperise

Ne thelb une nuk mendoj se ky aspekt ka ndonje rendesi. Nese nuk ka asnje sekret qe Shqiperia se bashku me vendet e tjera partnere dhe fatmiresisht Kosova ka miq te medhenj e te fuqishem jane treguar gjithnje te gatshem te ndihmojne Kosoven me te gjitha mjetet dhe menyrat duhet te them se Kosova vepron si shtet i konsoliduar ka perfaqesuesit e saj perfshire ne New York Konsullata e Pergjithshme e te cilet jane mjaft aktive brenda mundesive dhe kuadrit ne te cilin veprojne. Autoritetet me te larta te Shqiperise Kryeministri e ministri i Jashtem e kane thene e perseritur vazhdimisht dhe publikisht se asnje perpjekje nuk do te kursehet per te ndihmuar me gjithcka Kosoven dhe perfaqesuesit e saj ne perpjekjet e tyre per njohje nderkombetare forcimin e shtetit dhe institucioneve. Ne e shohim kete kontribut si nje investim me vlere edhe per forcimin e bashkepunimit paqes dhe sigurise ne rajon. Misioni i RSH-se prane OKB-se i cili gjendet ne nje pozicion krejt te vecante e pararoje ne te gjithe aktivitetin e tij vepron ne perputhje te plote me kete politike.

Turqia ne shtator do te marre presidencen e Asamblese se Pergjithshme te OKB-es ndersa Rusia kryesimin e Keshillit te Sigurimit. Si do te reflektohet kjo ndaj Kosoves

Besoj se behet fjale per presidencen rrotulluese te Keshillit te Sigurimit te cilen cdo vend anetar e mban per nje periudhe nje mujore. Rusia eshte presidente e KS per muajin gusht. Turqia do te jete pasardhesja gjate muajit shtator e keshtu me radhe. Presidenca e radhes ka sigurisht disa prerogativa dhe rol te vecante kryesisht ne hartimin e agjendes se punimeve te Keshillit pjesemarrjen e vendeve jo-anetare ne debate te ndryshme te hapura pergatitjen e deklaratave te Keshillit etj. Te gjitha keto jane aspekte te rendesishme sigurisht por jo domosdoshmerisht thelbesore. Per sa i perket Kosoves kjo gje nuk do te kete ndonje ndikim te vecante. Mbledhja e ardhshme periodike e KS per Kosoven do te mbahet ne fund te muajit nentor ose gjate dhjetorit. Per saktesim Presidenti i sesionit te 65 te Asamblese se Pergjithshme qe do te hapet ne shtator 2010 do te jete nga Zvicra.

Pavaresisht pergjigjes se qarte te GJND-se Serbia zyrtarisht e ka dorezuar ne OKB rezoluten. A mendoni Ju se Koha e frikes per te ardhmen e Kosoves ka perfunduar dhe debati qe behet ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se do te jete ne vije me Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise

Me date 27 korrik Serbia dorezoi ne sekretariatin e OKB-se nje projekt-rezolute teksti i se ciles eshte bere publik. Edhe pse ne thelb ky veprim ishte i pritshem menyra dhe koha e dorezimit me sa duket i pergjigjen nje procesi qe lidhet me zhvillime te brendshme ne Serbi.

Projekt-rezoluta L. 65 eshte nje tekst qe bien ne kundershtim me konkluzionet e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise i papranueshem per ne si edhe per te gjitha vendet qe e kane njohur Kosoven. Ne thelb ai tekst edhe pse me nje gjuhe ne dukje te thjeshte e te kujdesshme por gjithsesi krejtesisht te identifikueshme per kedo qe ka ndjekur me vemendje gjithe procesin e pavaresimit te Kosoves kerkon qe Asambleja e Pergjithshme tu beje thirrje paleve te ulen ne bisedime per te percaktuar bashkerisht statusin e Kosoves. Me nje fjale gjithcka ka ndodhur deri tani perfshire njohjen e Kosoves nga 69 vende anetare te OKB-se te konsiderohet e paqene Ky tekst pritet te debatohet dhe nese nuk do te kete zhvillime te tjera mbi te do te votohet brenda gjysmes se pare te muajit shtator.

Une nuk mund te them dot se si do te zhvillohet debati ne shtator ne lidhje me Kosoven sepse situata eshte komplekse dhe kjo implikon gjithe anetaresine e OKB-se. Ajo qe mund tju them me siguri eshte qe ne jemi duke bere dhe do te vazhdojme deri diten e votimit te bejme cdo perpjekje duke ua shpjeguar ne menyre sa me te qarte te gjitha atyre vendeve qe mendojme se duhet ta dine qe nje tekst i tille nuk duhet te miratohet sepse eshte i padobishem kontrovers sepse nese ka shume ceshtje per te cilat palet mund e duhet te bisedojne ka nje ceshtje te vetme qe eshte perfundimisht e ne menyre te pakthyeshme e mbyllur dhe kjo eshte statusi i Kosoves.

Kosova nuk eshte nocion por realitet. Kosova nuk eshte ide apo projekt por nje shtet qe po zhvillohet dhe forcohet. Kosova nuk eshte krijese virtuale por pjese e qenesishme e gjeopolitikes se Evropes Juglindore dhe kjo eshte absolutisht e panegociueshme.

Qendrimi i Kombeve te Bashkuara deri tani ka qene neutral ne lidhje me statusin dhe ashtu duhet te vazhdoje te jete deri ne diten kur Kosova do te beje kerkese formale per tu pranuar ne OKB. Asambleja e Pergjithshme nuk mund dhe nuk duhet te perfshihet ne nje debat i cili nuk eshte tagri i saj - njohja apo mosnjohja e nje vendi. Kjo eshte prerogative e shteteve e vendeve anetare individualisht.

Zoti Ambasador me konkretisht cfare prisni ne fakt nga takimi i Asamblese se Pergjithshme

Nga takimi i Asamblese se Pergjithshme ne presim qe ajo te debatoje ne lidhje me opinionin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise pasi ka qene pikerisht Asambleja e Pergjithshme qe e ka kerkuar kete opinion. Ne presim qe vendet anetare te shprehen ne lidhje me opinionin dhe permbajtjen e tij. Ne kete kendveshtrim ne nuk mendojme se ka vend per te miratuar ndonje tekst mbi statusin e Kosoves i cili ne gjykimin e konceptin tone dhe te gjitha atyre vendeve qe e kane njohur Kosoven eshte nje ceshtje perfundimisht e zgjidhur dhe e mbyllur.

Pas GjND Serbia ka bere thirrje per negociata per statusin si e perktheni ju kete plan te Serbise

Thirrja per negociata mbi statusin nuk eshte ndonje gje e re. Ka qene gjithnje perparesi e politikes serbe prej vitesh ne menyre te vecante pas shpalljes se pavaresise. Fillimisht u provua ne planin ligjor duke i kerkuar mendim gjykates nderkombetare te Drejtesise. Tani qe opinioni i jep katerciperisht te drejte Kosoves Serbia u rikthye menjehere e me vrull ne planin politik dhe paraqiti me ngut per miratim nje rezolute me shpresen qe OKB organizata universale do te beje thirrje per te biseduar dhe zgjidhur te gjitha ceshtjet me mirekuptim mes paleve pra edhe statusin.

Ne po kujdesemi tu a rikujtojme vendeve anetare se procesi bisedimeve eshte ezauruar me kohe ne periudhen 2000 - 2008 nuk ka dhene ndonje rezultat dhe nuk ka arsye e as logjike qe ndokush ti kthehet nje procesi te kote e te pashprese. Nuk besoj se ka njeri me mendje te shendoshe qe te besoje se autoritetet ne Kosove do te zgjohen nje dite te bukur dhe do te thone Na falni per kete punen e pavaresise. Hajde te ulemi tani dhe te bisedojme per statusin. Edhe shaka duket e tepert.

Do te ishte feminore te mendohej se kete nuk e dine edhe ata qe kerkojne bisedime per statusin. Problemi i vertete nuk qendron ne shpresen se mund te kete bisedime te njemendta per kete ceshtje por ne ate qe une do ta permblidhja ne shpetimin e faqes ne nje proces te deshtuar perfundimisht dhe ne perpjekjet e pandaluara per tia bere jeten shtetit kosovar sa me te veshtire. Prandaj ne jemi duke ua shpjeguar te gjitha vendeve qe mendojme se duhet ta dine se sa e pavlere e kote dhe kunder-produktive eshte iniciativa serbe ne OKB.

Zoti Ambasador SHBA-te dhe BE-ja tani po kerkojne nga Serbia te mos insistoje per rezoluten ne OKB apo se paku jo per kerkesen per negociata rreth statusit te Kosoves. Nderkaq Serbia vendosi te paraqese nje rezolute mirepo burime te sigurta diplomatike thone se te njejten gje do ta bejne Shqiperia apo Amerika. A mund te na flisni pak me gjate rreth kesaj teme

Ne ate qe thoni ju ka te verteta dhe hamendesime. Ky eshte nje proces shume dinamik qe eshte ne zhvillim e siper edhe pse jemi ne muajin gusht. Nuk do te ishte normale per mua te hyja ne detaje. Jeta diplomatike dhe ajo e OKB-se ne vecanti eshte e mbushur me takime diskutime debate tekste kunder-tekste propozime amendime e qe jane pjese normale te procedurave. Ne i kemi te gjitha parasysh dhe jemi te pergatitur te mos i leme asnje gje rastesise. Ajo qe mund tju them e qe ka rendesi eshte se ne po bejme te gjitha perpjekjet qe nje tekst si ai i Serbise te mos miratohet jo sepse eshte i Serbise por sepse eshte kunder-produktiv dhe se ne ate faqe leter nuk ka asnje gje pozitive qe ti sherbeje as Kosoves as serbeve te Kosoves as rajonit e ne analize te fundit as vete Serbise. Madje zera te besueshem jane ngritur edhe ne Serbi per te rishikuar kete qendrim.

Se fundi a konfirmoni ju se kreret e shtetit shqiptar presidenti Bamir Topi kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Jashtem Ilir Meta do te marrin pjese se bashku ne punimet e Asamblese se Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara ne fillim te muajit shtator. Cili eshte qellimi i ketij aksioni diplomatik nga kreret me te larte te shtetit shqiptar

Kjo eshte nje pyetje te ciles do ti pergjigjeshin me saktesisht kabinetet e personaliteteve perkatese. Por duke pasur parasysh aktualitetin e vecante qe lidhet me Kosoven por edhe me nje numer aktivitetesh te rendesishme qe zhvillohen gjate muajit shtator ka shume te ngjare qe prania e shtetit shqiptar ne OKB kete vit te jete e vecante. Jam i sigurt qe njoftimet perkatese do te behen ne kohen e duhur.

Nje pyetje qe ndoshta eshte e veshtire per ti dhene nje pergjigje te prere eshte se kur mendon se Kosova do te behet anetare e Kombeve te Bashkuara pra kur ne shqiptaret do ta shohim edhe flamurin e Kosoves ne shtizat e 192 flamujve te OKB-es

Procedura e pranimit te nje vendi ne OKB eshte e percaktuar ne karten e Kombeve te Bashkuara. Nuk jemi ende ne ate faze edhe pse une shpresoj se kjo dite nuk do te jete e larget. E rendesishme dhe paresore sot eshte vijimesia e procesit te njohjeve ne menyre qe vemendja mjetet dhe burimet e shtetit kosovar te perqendrohen ne forcimin e shtetit ligjor demokracise dhe zhvillimin e te shoqerise ne teresi e qe jane edhe nje kontribut i madh ne rrugen e integrimit evropian.

Intervista eshte botuar tek agjencine INA

15 Gusht 2010

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›