E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i jashtëm i Gjermanisë pritet të rikonfirmojë mbështetjen e Berlinit në proceset integruese të Shqipërisë

22-02-2013 / Gazeta 55

Sot në Tiranë, edhe Westerwelle, kryediplomati i Gjermanisë

Zyrtarët e lartë të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Gjermanisë, Filip Riker dhe Guido Westerwelle zhvillojnë sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku pritet të takojnë krerë të lartë të shtetit.
Riker pritet të zhvillojë takime me kryeministrin Sali Berisha, presidentin Bujar Nishani dhe kreun e opozitës, Edi Rama.
Në anën tjetër agjenda e vizitës së ministrit të jashtëm gjerman, Guido Westerwelle është bërë tashmë publike.
Kryediplomati gjerman do të takohet me krerët e shtetit shqiptar, presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Berisha, kreun e opozitës Edi Rama dhe ministrin e jashtëm, Edmond Panariti. Marrëdhëniet bashkëpunuese mes Tiranës dhe Berlinit, procesi i integrimit europian të Shqipërisë dhe marrja e statusit të vendit kandidat për në BE, realizimi i programeve zhvilluese të Gjermanisë për Shqipërinë - do të jenë ndër çështjet kryesore që Guido Vestervelle do të diskutojë me mikpritësit vendorë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›