Këshilli i BSH, komisioni “OK” kandidaturave

Komisioni i Ekonomisë ka dhënë miratimin për kandidaturën e Dhori Kules dhe të Ela Golemit si anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Të dyja palët kanë dhënë vlerësimin e tyre për të dyja kandidaturat e paraqitura si profesionale.
Të dy kandidatët kanë paraqitur para deputetëve në komision vizionin e tyre nëse do të përzgjidheshin si anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Komisioni i Ekonomisë miratoi ditë më parë kandidaturat e propozuara nga Këshilli i Ministrave për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, Elisabeta Gjoni dhe Petraq Milo.
Opozita nuk dha pëlqimin e saj dhe të treja kandidaturat u miratuan vetëm me votat e deputetëve të mazhorancës.
Këshilli Mbikëqyrës kanë nëntë anëtarë, tre anëtarë të Këshillit propozohen nga qeveria, pesë nga Parlamenti dhe një nga vetë Këshilli.
Pas miratimit nga Komisioni i Ekonomisë, anëtarët votohen në Parlament.