E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pajaziti: Policët serb mund të humbasin vendet e punës

Prishtinë - Ministri i Brendshëm i Kosovës, Zenun Pajaziti ka deklaruar se nëse policët serbë nuk i kthehen vendeve të tyre të punës, në vend të tyre do të merren të tjerë. Sipas tij, policët serbë kanë braktisur vendet e punës që nga momenti i shpalljes së pavarësisë, gjë kjo që ndikon në ruajtjen e rendit në qytet. Në një intervistë për Reuters, Pajaziti u shpreh se vendosja e EULEX it ishte mundësia e fundit për policët serbë të Kosovës të larguar nga vendet e punës që të kthehen në detyrën e tyre.

300 policë serbë kanë bojkotuar punën që nga 29 shkurti, pak ditë pas shpalljes së pavarësisë, më kërkesën se ata duan të marrin urdhëra nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut, por jo nga komanda e SHPK-së. Në ndihmë policëve serbë u kishte dalë ditë më parë ministri për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Sllobodan Samarxhiç i cili ka kërkuar prej tyre të presin derisa të skadojë afati i pezullimit me pagesë nga policia kosovare për të nënshkruar kontratat me Ministrinë e Brendshme të Serbisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›