E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vokshi Lidhja Demokratike e Gruas se Shqiperise ne nje proces ristrukturimi

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë (LDGSH) mbajti Kuvendin e degës Patos, duke vijuar kështu procesin e zgjedhjeve të reja në këtë organizatë, ku morën pjesë edhe kryetarja e LDGSH-së, Albana Vokshi, deputetja e Qarkut Fier, Mesila Doda dhe Kryetari i Partisë Demokratike, dega Patos Miti Tapia.

Kryetarja e LDGSH-së, deputetja Albana Vokshi përgëzoi drejtueset e LDG-së Patos për angazhimin e tyre në proceset elektorale dhe në të gjitha proceset demokratike të vendit.

Vokshi informoi delegatet e pranishme në Kuvend se LDGSH është përfshirë në një proces ristrukturimi dhe se në të gjitha degët e saj po punohet me të gjitha gratë dhe vajzat aktiviste për të qënë pjesë e Lidhjes Demokratike të Gruas.

LDGSH, deklaroi Vokshi, numëron mbi 10 mijë anëtare dhe se ky numër pritet të dyfishohet në përfundim të të gjithë procesit zgjedhor, ku janë përfshirë të gjitha degët e saj.

Ndërsa deputetja e Qarkut, Fier, Mesila Doda falenderoi Lidhjen Demokratike të Gruas, Patos për vëmendjen që i ka kushtuar rritjes së anëtarësisë dhe për përkushtimin e saj për të fituar terren politik edhe në zonat më të vështira të Bashkisë Patos. Ajo vlerësoi edhe angazhimin e LDGSH-së për të rritur forcën e organizatës dhe rolin e saj në të gjitha proceset demokratike të vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›