Ministri italian Frattini, vizitë njëditore në Tiranë
Kryediplomati italian Franko Frattini mberrin sot per nje vizite 1 ditore në vendin tonë. Frattini fillimisht do të ketë një takim me homologun e tij shqiptar, Lulzim dhe me pas do të jetë i pranishëm edhe në Konferencën e Ambasadorëve
TIRANE-Ministri i Jashtëm italian, Franko Frattini do të mbërrijë ditën e sotme për një vizitë njëditore në vendin tonë. Shefi i diplomacisë italiane, fillimisht do të ketë një takim me homologun e tij shqiptar, Lulzim Basha. Ecuria e bashkëpunimit dypalësh, perspektiva e anëtarësimit të afërt të Shqipërisë në NATO, procesi i integrimit në BE si dhe zhvillimet në rajonin tonë do të jenë temat e diskutimit mes të dy ministrave të Jashtëm. Gjithashtu, me këtë rast është parashikuar nënshkrimi i disa marrëve-shjeve mes të cilave, ajo e njohjes reciproke të lejeve për drejtuesit e automjeteve. Gjatë kësaj vizite njëditore, Frattini do të jetë i pranishëm edhe në Konferencën e Ambasadorëve, që do të zhvillohet nga 27 deri më 31 tetor në Tiranë dhe Shkodër. Frattini do të mbajë edhe një referat në këtë konferencë me temë "Italia dhe Evropa Juglindore: së bashku drejt integrimit në Bashkimin Evropian". Shefi i diplomacisë italiane gjatë qëndrimit të tij disaorësh në Tiranë do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha si edhe nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Konferenca
Të hënën deri të premten, 27-31 tetor, do të zhvillojë punimet Konferenca e Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë për vitin 2008. Në këtë konferencë që organizohet nga Ministria e Jashtme, marrin pjesë 48 ambasadorët dhe kryetarët e misioneve diplomatike të Shqipërisë të akredituar në botë. Gjatë punimeve të kësaj konference do të trajtohen temat kryesore të aktualitetit ndërkombëtar dhe çështjet më kardinale që i përkasin diplomacisë shqiptare. Në këtë konferencë do të kontribuojnë me mesazhet e tyre dhe personalitete dhe funksionarë të lartë të diplomacisë botërore.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)