Çipa apel shtetit për Përkrahjen Sociale të Gazetarëve
Nga Arjona Sinanaj
Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa i ka bërë apel organeve të shtetit të mbështesin krijimin e Fondit Kombëtar të Përkrahjes Sociale të Gazetarëve.
TIRANË - Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar ashpër ndaj dhunës dhe presionit politik mbi mediat dhe përmes mediave, duke bërë apel për krijimin e Fondit Kombëtar të Përkrahjes Sociale të Gazetarëve.
Në një deklaratë të bërë sot kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa u drejtohet Presidenti të Republikës, Parlamentit dhe Qeverisë për të mbështetur nismën e Unionit të Gazetarëve për krijimin e Fondit Kombëtar të Përkrahjes Sociale të Gazetarëve.
“Për të sanksionuar mbrojtjen ligjore dhe mbështetjen institucionale në shërbim të integritetit dhe rritjes së prestigjit të gazetarisë profesioniste në vend, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u drejtohet Presidentit të republikës, Parlamentit, Qeverisë së vendit me kërkesën për mbështetje në nismën tonë për krijimin e Fondit Kombëtar të Përkrahjes Sociale të Gazetarëve”, tha Çipa.
Gjithashtu kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë i ka propozuar Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe atij të Mediave që në ligjin për reformën zgjedhore të përfshihen edhe nene të posacme përmes të cilave garantohet paprekshmëria dhe mbrojtja e gazetarit në kryerjen e detyrës infromuese gjatë procesit zgjedhor dhe atij elektoral, me qëllim mospërsëritjen e dhunës mbi gazetarët dhe reporterët në detyrë.
Ky reagim i gazetarëve vjen pas situatës së ndezur të debateve dhe polemikave politike, rasteve të akuzave dhe presioneve të pohuara publikisht, si dhe prej debateve televiziove që shpesh cënojnë integritetin e paanësisë dhe pavarësisë së mediave shqiptare.
“Unioni i gazetarëve Shqiptarë reagon fuqishëm ndaj cdo prirjeje për t’i shndëruar editorët e mediave tona në tellallë apo shërbëtorë të interesave politike elektorale të njerit apo tjetrit politikan apo të partive në vecanti. Si organizata më aktive e komunitetit të gazetarëve profesionistë të vendit, i bëjmë apel cdo gazetari të mos cënojë integritetin dhe besimin publik, t’i shërbejë vetëm forcimit të standartit dhe mbrojtjes së parimeve klasike të gazetarisë profesionale”, deklaroi Aleksandër Çipa.
Nga ana tjetër Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u kërkon politikanëve të ndalin tendencat e tyre flirtuese dhe rekrutuese me posedues dhe administratorë të mediave, për t’i kthyer gazetarët dhe editorët e mediave në skllevër të shërbesave politike të ditës.
(Balkanweb)