E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj në Durrës, takim me të rinjtë e qytetit

Gjatë një takimi me nxënës dhe studentë në qytetin e Durrësit, drejtuesi i Lëvizjes “G99”, Erion Veliaj, ka bërë thirrje për një rol më aktiv të të rinjve për ndryshimin e situatës politike në vend. 

DURRËS - Problemet në arsim, shëndetësi, ekonomi dhe siguria kombëtare kanë qenë tema të takimit që kreu i lëvizjes “G99” Erion Veliaj ka diskutuar me nxënës dhe studentë të qytetit të Durrësit. Të rinjtë të pranishëm në këtë diskutim shtruan një sërë problemesh që i shqetësojnë siç janë mungesa e mjediseve për shkollim, mungesa e pedagogëve dhe paaftësia e tyre, mungesat e teksteve etj.

Drejtuesi i Lëvizjes “G99”, Erion Veliaj ka uruar të rinjtë për fillimin e vitit të ri arsimor ndërsa u ka bërë thirrje atyre të jenë aktiv për ndryshimin e situatës politike në vend. Veliaj ka prekur çështjen e sigurisë kombëtare e cila sipas tij lë shumë për të dëshiruar.

“Siguria e jetën nënkupton ka të bëjë me gjithçka që ka të bëjë me asetin më të çmuar që është jeta e qytetarëve tanë. Kjo do të thotë, jeta e qytetarëve tanë teksa kalojnë rrugën dhe pësojnë aksidente, teksa shkojnë në plazh dhe mbyten, teksa jetojnë afër një fabrike ushtarake si në Gërdec, ose teksa marrin një motovedetë për të kaluar Butrintin dhe gjejnë vdekjen”, tha Veliaj. 
Kreu i “G99” nuk ka lënë pa përmendur as shëndetësinë, si një nga sistemet më të korruptuara në vend.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›