Ndryshimet ne ligjin e Prokurorise

Ne nenin 27 te tij kur diskutohet “Ceshtja e shkarkimit dhe rikthimi ne detyre”, prokuroret kerkojne qe nese shpallen te pafajshem nga gjykata te rikthehen ne detyren qe kane qene me pare, nderkohe qe kjo pike nuk eshte perfshire edhe pas rregullimit te ketij projektligji.
Ndryshimi ne nenin 56-te te ligjit per prokurorine mbetet ai me i debatuari, ku Ministria e Drejtesise nuk heq dore qe ministri i Drejtesise, kontrollet e kryera te mos i raportoje me tek presidenti i Republikes si edhe prokurorja e pergjithshme, por ta beje kete ne parlament.
Prokuroret mendojne se kjo i jep nje tager kontrolli Ministrise se Drejtesise mbi prokuroret. Ajo qe kerkojne palet e interesuara ne rregullimin e ketij ligji, mbetet sidomos Keshilli i Prokurorise i cili aktualisht eshte me shtate persona.
Prokuroret kerkojne shtimin e anetaresise duke e mbeshtetur kete ne piken e moskontrollimit te gjysmes se ketij keshilli nga tyre dhe sidomos te vete prokuroreve.
Drafti i shtatorit me ate qe u paraqit nje muaj me vone kishte disa ndryshime, te ndikuara prej grupeve te interesit, por serish neni 36 aktual i cili edhe ne kete draft i heq cdo lloj imuniteti prokuroreve, mbetet pika me papranueshme deri me tani.
Specialistet e Ministrise se Drejtesise kerkojne heqjen e tij nga ky ligj, por eshte shoqata e prokuroreve dhe te gjitha agjencite e huaja te jurispudences qe operojne ne Shqiperi te cilet e kundeshtojne kete fakt.