Tropojë, “koha” e Migjenit në familjen Madani
Në shumë fshatra të Shqipërisë është kthyer koha e Migjenit, ku varfëria dhe skamja janë bërë pjesë e pandarë e jetës. Në fshatin Vicidol të rrethit Tropojë, familja e Adem Madanit vuan çdo ditë për bukën e gojës.
TROPOJË - Varfëria në familjen e Adem Madanit është e paimagjinueshme në ditët e sotme. Kjo familje nga fshati Vicidol i rrethit të Tropojës përbëhet nga 7 pjesëtarë dhe pasuria e vetme është një dylym tokë, një lopë dhe 2500 lekë të reja ndihmë sociale.
Shtëpia e tyre u dëmtua nga bomabardimet serbe në vitin 1999 pasi ndodhet afër kufirit me Kosovën, por kryefamiljari nuk ka marrë asnjë ndihmë financiare apo monetare për ndërtimin e saj.
Shtëpia e shembur në muret mbajtëse e rrethuese, me një çati që mbahet nga skela dhe tavani që pritet të shembet nga çasti në çast është e vetmja mburojë e ngrysjeve të ditëve. Muri rrethues i shtëpisë në pjesën e stallës është shembur dhe lopa është bërë “pjesëtarja” e tetë e familjes. Me të ardhurat që kanë, ata me shumë vështirësi sigurojnë miellin. Edhe në kohen e Migjenit nuk do të ketë pas shembull më konkret se familja e Adem Madamit që vuan për një kokërr misër, ku varfëria është ulur këmbëkryq.
(a.s/News24/Balkanweb)