E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri jo deputet? 77% e votuesve në BW: Ndikon pozitivisht në qeverisje

TIRANË-Nëse një ministër do të linte mandatin e deputetit për të drejtuar një ministri, kjo do të ndikonte pozitivisht në qeverisje.
Kështu mendojnë shumica e lexuesve në BalkanWeb duke u përgjigjur tek sondazhi online me temë ‘Ministrat duhet të heqin dore nga mandati i deputetit. A do të ndikoje pozitivisht në qeverisje?’.

77.57% janë përgjigjur pro duke ‘përqafuar’ njëkohësisht dhe nismën e propozuar nga Edi Rama që cdo deputet socialist që do të zgjedhjet të mbajë një post ministror duhet të lerë mandatin e deputetit.

Në total në sondazhin që qëndroi online për 4 ditë u dhanë 4239 vota gjithsej.

Kujtesë! Sondazhet online të BalkanWeb, nuk kanë vlera statistikore. Por kanë si qëllim që të lejojnë lexuesit e saj të shprehin mendimin e tyre mbi tematika aktuale.
Çdo përdorues ka të drejtën e një vote. 

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VOTO TEMEN E RE NE SONDAZHIN E BW

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›