E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmet, e godet rrufeja në mal, humb jetën një 35-vjeçar

PERMET - PERMET - Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Përmet, pasi u godit nga rrufeja.

Ngjarja ka ndodhur në malin Dhembel, teksa 35-vjeçari Enkeled Musollari po kulloste bagëtitë.

I riu është gjetur i pajetë nga kunati i tij, e cili lajmëroi menjëherë policinë.

Ekspertë të policisë konfirmuan se 35-vjeçari ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Gropa thithëse 'përpin' 12 vjeçarin që lahej me shokët në lumin Erzen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›