Ministri kosovar Hoxhaj vizitë zyrtare në Finlandë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga zëvendësministri i Jashtëm Ibrahim Gashi, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Finlandë.
Hoxhaj dhe Gashi të enjten do të takohen me ministrin e jashtëm të Finlandës Erkki Tuomioja si dhe me kryetarin e Parlamentit Finlandez, Eero Heinaluoma.
Gjatë takimit me ministrin Tuomioja, do të diskutohen marrëdhëniet bilaterale, forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës si dhe avancimi i perspektivës së Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Hoxhaj do të takohet edhe me nënsekretaren e shtetit finlandez, Anne Sipiläinen, e cila është përgjegjëse për bashkëpunimin dhe zhvillim të politikave. Ndërsa, do të mbajë edhe një fjalim në Universitetin e Helsinkit, me titullin “Rruga e Kosovës drejt BE-së”.