Mohohen pretendimet për dorëheqjen e Berluskonit

E përditshmja italiane “La Repubblica” raportoi se kryeministri Berluskoni pritet të japë dorëheqjen në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit, teksa zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në vitin 2012.
Marrëveshja e raportuar u bë gjatë bisedimeve mes Berluskonit dhe liderit të “Ligës së Veriut”, Umberto Bossi, lidhur me reformat ekonomike që kërkon Bashkimi Evropian.
Lideri i “Ligës së Veriut” tha për “BBC”-në se kjo ishte një tentativë për minuar Berluskonin.
Partnerët evropianë të Romës kanë kërkuar reforma për të ulur borxhin publik të vendit, i cili arrin në 1.8 trilionë euro, shumë kjo e barazvlefshme me 120% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
“La Republica” raporton se si pjesë e marrëveshjes, Berluskoni do të dorëhiqet nga qeveria në mënyrë që “Liga e Veriut” në pranojë rritjen e moshës së pensioneve. Mosha e daljes në pension do të rritet në 67 deri në vitin 2026, tha “Corriere della Sera”.
Gjatë një takimi të fundjavës, Berluskoni u kritikua publikisht nga Presidenti francez, Nikolas Sarkozi dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, të cilët thanë se ishte jetike për borxhin publik të Italisë “që të zvogëlohej në mënyrë të besueshme në vitet e ardhshme”.
Italia është ekonomia e tretë më e madhe në eurozonë, dhe nevojitet të lëshojë rreth 600 miliardë euro bonde gjatë tre viteve në vijim në mënyrë që të rifinancojë borxhin e saj publik./Start/F. Prroni/
2011-10-26 12:17