E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroacia mbështet Kosovën në procesin integrues

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç ka dhënë përkrahjen e vendit të tij për agjendën evropiane të Kosovës. Gjatë një takimi me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Kroacisë dhe Kosovës në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e politikës, ekonomisë etj. Ai tha se Kroacia mund ta ndihmojë Kosovën në procesin e integrimeve evropiane, duke u nisur edhe nga përvojat që shteti i tij ka kaluar në këtë rrugë.

Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Republikën e Kroacisë dhe tha se është i nevojshëm thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit mes dy shteteve. Ajo e përgëzoi presidentin Josipoviq për arritjet që Republika e Kroacisë ka bërë në procesin e reformave në vend, që kanë mundësuar hyrjen e Kroacisë në Bashkimin Evropian.

Presidentja Jahjaga tha se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i kompletuar pa përfshirjen e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›